Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka deklaruar se problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por udhëheqësia e kësaj partie, e cila, sipas tij, nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar.

Sejdiu tha se dëshiron të jetë shumë i qartë, që deklaratat e tij të mos keqinterpretohen apo të përdoren për qëllime të caktuara. Ai theksoi se personalisht nuk ka urrejtje ndaj asnjë anëtari të BDI-së dhe nuk mendon se të gjithë janë njësoj, as se të gjithë mbajnë përgjegjësi për vendimet dhe veprimet e udhëheqësisë së tyre. Sipas tij, në radhët e kësaj partie ka njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me potencial politik, që meritojnë të dëgjohen dhe të kenë hapësirën e tyre.

Kur flet për udhëheqësinë, Sejdiu tha se qëndrimi i tij është krejt tjetër. Sipas tij, një udhëheqësi që për vite të tëra ka pasur mundësi të dëshmojë veten duhet ta kuptojë se përgjegjësia politike ka edhe fundin e saj.

“Nuk mund të kërkosh besim pa fund, ndërkohë që nuk pranon të japësh llogari për rezultatet. Nuk mund të flasësh për gjenerata të reja, ndërkohë që nuk ua lëshon hapësirën. Dhe nuk mund të pretendosh se përfaqëson të ardhmen, kur vazhdon të mbetesh peng i së kaluarës”, u shpreh Sejdiu.

Ai vlerësoi se udhëheqësia aktuale e BDI-së është politikisht e konsumuar dhe e dështuar në përmbushjen e përgjegjësive të saj. Prandaj, sipas tij, ka ardhur koha që ajo të reflektojë seriozisht dhe që të gjithë drejtuesit, pa përjashtim, të marrin përgjegjësinë politike dhe të japin dorëheqje, duke ua lëshuar rrugën gjeneratave të reja.

Sejdiu theksoi se asnjë post nuk është i përjetshëm dhe se asnjë udhëheqësie nuk i takon e drejta ekskluzive për të vendosur se kush është e ardhmja e një subjekti politik. Sipas tij, politika nuk është trashëgimi familjare, as privilegj i përjetshëm, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Ai shtoi se nuk kërkon që njerëzit të heqin dorë nga bindjet e tyre politike, por që askush të mos detyrohet të mbetet peng i një udhëheqësie vetëm pse ka qenë pjesë e një subjekti politik për shumë vite.

Sejdiu u shpreh se politika shqiptare ka nevojë për energji të reja, ide të reja, njerëz të rinj dhe një kulturë tjetër të përgjegjësisë. Ai tha se dallimet politike nuk duhet të na kthejnë në armiq dhe se respekti për njerëzit duhet të mbetet i përhershëm.

“Respekt për çdo njeri, por asnjë privilegj të përjetshëm për askënd! Në politikë, të dish kur të marrësh përgjegjësi është e rëndësishme, por të dish kur të largohesh është po aq e rëndësishme. Shqiptarët kanë nevojë për politikë që ecën përpara, jo për politikë që mbetet peng i së kaluarës”, përfundoi Sejdiu.

Previous ArticleDimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Lajme të ngjashme

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.