Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë/ Tubimit i bashkohen edhe qytetarë të ardhur nga diaspora

featured
Press Online
20 Qershor 2026, 22:33

Në ditën e 21-të të saj, protestës iu bashkua Diaspora e Shqipërisë. Në javën e tretë protesta pati pjesëmarrje masive, ndërsa është ndryshuar skenari i saj.

Mijëra qyetetarë rrethuan godinën e kryeminstrisë, duke i vendosur kryeministri ultimatum për të dhënë dorëheqjen.

Ata bënë thirrje që këtë të shtunë të gdhihen në Bulevard.

Marshimi nisi si çdo ditë nga Sheshi Skenderbej, që është stacioni i parë i tubimit për tu zhvendosur drejt kryeministrisë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por në ndryshim nga 20 ditët e mëparshme ndaloi aty, nuk u shpërnda në rrugët e kryeqytetit.

Diaspora Shqiptare erdhi ne atdhe përmes një autokolone që ka përshkuar kryeqytetet europiane, Londër, Paris, Berlin.

Ata i janë bashkuar thirrjes për një Shqipëri të Re që kërkon, largimin e klasës politike, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të Sali Berisha ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit per investimet strategjike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter