Presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi sot që Irani të paguajë dëmshpërblime për viktimat dhe dëmet e shkaktuara gjatë konflikteve të ndryshme, duke e vendosur këtë si kusht për negociatat e ardhshme për zgjidhjen e konfliktit mes dy vendeve.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se Irani duhet të kompensojë familjet e personave të vrarë apo plagosur rëndë, si dhe familjet e demonstruesve të vrarë nga udhëheqja iraniane gjatë 50 viteve të fundit.
Ai e bëri gjithashtu Iranin përgjegjës për sulmin ndaj anijes amerikane ”USS Cole” në vitin 2000, megjithëse hetimet e FBI-së kanë përcaktuar se sulmi u planifikua dhe krye nga anëtarë të Al-Kaedës.
Presidenti Trump kërkoi gjithashtu që Teherani të mbajë përgjegjësi për dëmet dhe viktimat në Liban, Siri, Jemen dhe Gaza.
Ai tha se përfaqësuesit amerikanë do t’i përfshijnë këto kërkesa në çdo negociatë të ardhshme me Iranin.
Ndërkohë, Teherani ka kërkuar vetë dëmshpërblime të plota për dëmet e luftës, si kusht për negociatat me SHBA-në.
Sipas medieve iraniane, Irani ka kërkuar gjithashtu heqjen e kërcënimeve amerikane, përfundimin e bllokadës detare ndaj porteve iraniane dhe tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni.


