Një burrë është arrestuar të dielën në Kaliforni, pasi dyshohet se ka hyrë në një pronë të yllit telviziv, Kim Kardashian në Hidden Hills dhe ka marrë një prej makinave të saj, ka shkruar Los Angeles Times.
Policia u thirr pak para orës 16:00 në pronën e Kardashianit, pasi një person u pa duke ngarkuar disa sende në një automjet. Sipas autoriteteve, burri u arrestua nën dyshimin për vjedhje dhe hyrje të paligjshme në pronë.
Në momentin e incidentit, askush nuk ndodhej në shtëpi.
Sipas një burimi të zbatimit të ligjit, Kardashian dhe fëmijët e saj aktualisht jetojnë diku tjetër, pasi prona është duke u rinovuar. Megjithatë, disa prej makinave të saj kishin mbetur në pronë.
Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, e blenë pronën në Hidden Hills në vitin 2014.
Në atë kohë, shtëpia kishte rreth 15.600 metra katrorë hapësirë, me kinema private, palestër, bibliotekë, dhomë lojërash, tetë dhoma gjumi, 10 banjo dhe tetë oxhaqe.
Që prej atëherë, Kardashian e ka zgjeruar kompleksin duke blerë edhe prona të tjera pranë.
Autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e të arrestuarit. Hetimi për ngjarjen vazhdon.


