Fundi i një etape, fillimi i një tjetre: diplomojnë maturantët e UBT-së

featured
Press Online
30 Maj 2026, 20:33

Pas vitesh pune angazhimi e studimi, erdhi koha për mbylljen e një etape të rëndësishme, dhe fillimin e një tjetre po aq të rëndësishme.

Maturantët e “International Smart School” në UBT, të shtunën diplomuan, duke e hapur rrugën për një tjetër hap të zhvillimit akademik.

Ceremonia filloi me parakalimin e maturantëve të gjashtë drejtimeve, bashkë me kujdestarët që i kishin për tri vite.

Pastaj, fjalën e mori rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi.

“Ky është një moment krenarie teksa shoh edhe këtë gjeneratë duke diplomuar. Tashmë pas përfundimit me sukses të kësaj etape, e keni rrugën e shtruar për karrierë në drejtimet tuaja”, ka thënë Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së.

Me fjalët më të mira nxënësit i përshëndeti edhe drejtoresha e shkollës.

“Gjenerata juaj padyshim është prej më të mirave. Ju uroj suksese në rrugën në vijim, për çka nuk kam fare dyshime”, ka thënë Shqipe Agushi, Drejtoreshë e shkollës.

Në ceremoni u transmetua edhe një dokumentar i përgatitur nga vet nxënësit, të cilët përmes kësaj vepre, prezantuan momentet më të rëndësishme të rrugëtimit.

Në vazhdim fjalën e patën sërish nxënësit.

“Shkollimi në UBT për ne është përvoja më e vlefshme. Për gjatë kësaj kohe u përgatitëm në mënyrën më të mirë të mundshme, andaj për këtë u jam falënderues”, ka thënë Endrit Krasniqi, Përfaqësues i nxënësve.

Në fund, erdhi momenti i certifikimit për të gjithë maturantët, një për një.

Pastaj, edhe ceremonia e hedhjes së kapelave, që simbolizon përfundimisht mbylljen e kapitullit.

https://www.youtube.com/watch?v=HdLwzZwRma8

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter