Jeff Bezos: Trump është “më i pjekur” dhe “më i disiplinuar” krahasuar me mandatin e tij të parë

featured
Press Online
23 Maj 2026, 03:55

Jeff Bezos ka vlerësuar presidentin amerikan Donald Trump, duke e cilësuar “më të pjekur” dhe “më të disiplinuar” krahasuar me mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për CNBC, themeluesi i Amazon tha se Trump “ka shumë ide të mira” dhe se “ka pasur të drejtë në disa çështje”.

“Duhet t’i japim meritat që i takojnë”, deklaroi Bezos.

Ai theksoi se nuk mban anë politike, por mbështet interesat e SHBA-së. Sipas tij, edhe drejtuesit e bizneseve duhet të kenë të njëjtin qëndrim.

Bezos foli edhe për taksat ndaj të pasurve, duke deklaruar se rritja e tyre nuk do të zgjidhë problemet ekonomike të Amerikës.

“Paguaj miliarda dollarë taksa. Edhe nëse do të paguaja dyfish, kjo nuk do të zgjidhte problemet e qytetarëve amerikanë”, u shpreh ai.

Miliarderi amerikan kritikoi politikanët që, sipas tij, kërkojnë gjithmonë “një fajtor” për problemet e vendit, në vend që të trajtojnë shkaqet reale.

Ai shtoi se taksat për shtresat me të ardhura të ulëta janë shumë të larta dhe deklaroi se gjysma e amerikanëve me të ardhurat më të ulëta nuk duhet të paguajnë fare taksë federale mbi të ardhurat.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter