Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Aliu: Me prokurimin publik tre vjeçar do të ulen çmimet e terapive për sëmundjet e rralla

Press Online23 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi takim pune me përfaqësues të Aleancës kombëtare për sëmundje të rralla, e cila bashkon mbi 15 shoqata të pacientëve.

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballen personat me sëmundje të rralla, përfshirë nevojën për terapi të rregullt dhe të pandërprerë, përmirësimin e komunikimit institucional, si dhe forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe organizatave të pacientëve.

Aliu theksoi se Ministria e Shëndetësisë mbetet plotësisht e përkushtuar për sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm për furnizimin me terapi për pacientët me sëmundje të rralla, ndërsa modeli i ri me procedura trevjeçare të prokurimit publik synon të sigurojë më shumë stabilitet, kohëzgjatje të sigurt dhe planifikim më të mirë në interes të pacientëve.

Në këtë drejtim, gjatë takimit, ministri Aliu paraqiti përmes një shembulli konkret qasjen e re racionale në menaxhimin e mjeteve për furnizimin me barna për sëmundje të rralla.

“Për ilaçin për sëmundje të rralla OXLUMO (lumasiran), i cili përdoret për pacientët në Klinikën e Sëmundjeve të Fëmijëve, me harmonizimin vjetor të çmimeve është arritur ulje prej 96.248 denarësh, ndërsa pas realizimit të prokurimit publik nga Ministria e Shëndetësisë, me modelin tashmë të vendosur të prokurimit trevjeçar për barnat për sëmundje të rralla, pritet të arrihet një kursim prej rreth 68.600 eurosh për këtë ilaç”, i informoi ministri Aliu përfaqësuesit e Aleancës kombëtare për sëmundje të rralla.

Ministria e Shëndetësisë edhe në periudhën në vijim do të vazhdojë me komunikim të rregullt me Aleancën Kombëtare, me qëllim adresimin në kohë të të gjitha çështjeve dhe krijimin e përbashkët të zgjidhjeve në interesin më të mirë të pacientëve. Ministria e Shëndetësisë mbetet një partner i hapur për organizatat e pacientëve dhe e përkushtuar ndaj politikave që garantojnë terapi në kohë, menaxhim të përgjegjshëm të fondeve dhe përmirësim të cilësisë së jetës për personat me sëmundje të rralla.

Previous ArticlePas Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha do të rikthehet në Ferma VIP?
Next Article Sali: Integrimi evropian mbetet prioriteti më i lartë strategjik

Lajme të ngjashme

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.