Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Vetëm nga një derë mund të kalojmë”/ Ndeshja me Poloninë, Hysaj: Më mungon vetëm Botërori për të kompletuar Kombëtaren

Press Online23 Mars 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shqipëria luan finalen e saj të parë me Poloninë për një vend në Botërorin 2026.

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shpreh se kjo është një mundësi e madhe për të shkuar në Botëror dhe u ndal gjithashtu dhe te minutazhi i pakët me Lazion.

“Është e vërtetë që s’kam pasur minutazh, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër. Gjithmonë kam dhënë maksimumin. Jemi të gjithë të disponueshëm për të dhënë maksimumin. Polonia është një skuadër e fortë. Por tani kemi këtë rastin e vetëm për të na kualifikuar për në Botëror. Mendoj se jemi të gjithë gati për këtë ndeshje.

Është akti final. Një ndeshje teke. Jemi të gjithë të kënaqur që kemi arritur play off-in. Jemi pa fat, sepse herë të tjera ka kaluar e para dhe e dyta. E kemi vetë në dorë tani. Duam të shkojmë në Botëror. Duhet t’ja falim Shqipërisë një Botëror të bukur. Të gjithë çunat janë të motivuar.

Ka dy vite që unë kam pasur çalime në pjesën e futbollit aty ku luaj unë. Por Kombëtarja është një pjesë tjetër e jetës time. Gjithmonë kam dhënë maksimumin për Kombëtaren. Unë jam gati. Mezi pres të futem në fushë, sepse kjo pjesa e minutazhit më ka bërë që të mungojë Kombëtarja. Është një krenari e madhe.

Ndeshja me Poloninë që kemi luajtur këtu ka qenë shumë e bukur. Vazhdimësia është pjesë e grupit. Unë do mundohem të bëj më të mirën time. Mungesat janë të rënda. Si Manaj, si Daku janë lojtarë që na duhen. Kanë treguar që na ndihmojnë shumë në fushë. Nëse dy nuk janë, do jenë dy të tjerë gati.

Kjo është një ëndërr që e kam pasur që i vogël. Kur shkon në dy Europianë, është dhe ai kapitulli i fundit, Botërorit. Ëndrrat ndonjëherë realizohen, ndonjëherë jo. Unë besimin e kam shumë të madh. Këtë mundësi kemi tani. Është shumë e vështirë. Ne shkojmë për fitoren, por futbolli është i tillë. Të gjithë gati jemi. E dimë që vetëm nga një derë do kalojmë, po nuk kaluam aty, do kthehemi duke qarë.

Si fillim të kalojmë Poloninë. Pastaj të shohim. Kjo duhet të jetë një gjë që ne duhet ta kemi. Tani është ndeshja e rëndësishme”, tha Hysaj.

 

 

Previous ArticlePërse nuk i rezistoni çokollatës para menstruacioneve?! Shkencëtarët japin përgjigjet…
Next Article Mucunski: Maqedonia mbetet e përshkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues

Lajme të ngjashme

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.