Ambasadori britanik: Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje Londër-Shkup për pranimin e emigrantëve
Ambasadori britanik në vend, Matthew Lawson, mohon pretendimet se ka dhe ka pasur negociata midis Londrës dhe Shkupit për pranimin e migrantëve.
Në një intervistë për emisionin “Europath” në TV 24, Lawson thekson se qeveria britanike as nuk ka negociuar dhe as nuk ka ndërmend të imponojë zgjidhje që do të ishin të papranueshme për qeverinë maqedonase. Ai thekson se një marrëveshje e tillë nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurrë.







