Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

23 Nëntor 2026

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Reisul Ulema Shaqir Fetai: Fitër Bajrami, festë e pastrimit shpirtëror dhe solidaritetit

Press Online19 Mars 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, Reisul Ulemaja i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetai, i ka dërguar besimtarëve mesazh urimi, duke theksuar rëndësinë shpirtërore dhe sociale të muajit të shenjtë të Ramazanit, informon PressOnline.al

“Kanë shpëtuar ata që u pastruan, që përmendën emrin e Zotit të tyre dhe u falën,” ka thënë Fetai, duke theksuar se agjërimi nuk është vetëm një praktikë fetare, por një mundësi për të pastruar shpirtin, forcuar bindjet morale dhe për të dëshmuar përkushtimin ndaj Zotit dhe komunitetit.

Në mesazhin e tij, ai ka theksuar se gjatë Ramazanit besimtarët “dëshmuam urtësinë, maturinë, paqen dhe solidaritetin tonë të paluhatshëm,” duke u bërë thirrje që këto vlera të mbeten udhërrëfyes edhe pas përfundimit të muajit të shenjtë.

Reisul Ulemaja gjithashtu ka nënvizuar rëndësinë e largimit nga veset dhe dukuritë që dëmtojnë shoqërinë: “Çdo shoqëri duhet të luftojë anomalitë që rrezikojnë jetën e saj dhe të rinisë, si alkoolizmi, prostitucioni, narkomania, korrupsioni dhe dukuri të tjera që dëmtojnë njeriun dhe shoqërinë.”

Ai ka përfunduar mesazhin me një thirrje për pajtim, falje dhe forcim të lidhjeve familjare dhe shoqërore: “Le të shfrytëzojmë këtë festë për të reflektuar mbi veten tonë dhe për të vazhduar rrugën e mirësisë që e filluam në Ramazan. Le të jemi njerëz të paqes, të drejtësisë dhe të solidaritetit në familjet tona, në shoqërinë tonë dhe kudo ku jetojmë.”

Në përmbyllje, ai ka përcjellur urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët: “Lusim Allahun e Madhëruar që të na i pranojë agjërimet, lutjet dhe veprat tona të mira, të na dhurojë paqe në zemrat tona, harmoni në familjet tona dhe mirësi në shoqërinë tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Allahu e bëftë këtë festë burim paqeje, begatie dhe lumturie për të gjithë.” (PressOnline.al)

Previous ArticlePushimet e Pashkës në Botërorin e Formula 1, ja çfarë mund të ndryshojë!
Next Article “Freedom House”: Maqedonia mbetet vend “pjesërisht i lirë”

Lajme të ngjashme

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal, mbi 25 mijë të vaksinuar

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Honor po përgatit një telefon me bateri 13,500 mAh?

Press Online23 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Honor ka vazhduar të rrisë kapacitetet e baterive në telefonat e saj…

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Skiatorja Lara Colturi, e cila garon për ngjyrat kuqezi në Kupën e…

Vellkovski: Shtylla e dytë e pensioneve nuk po shfuqizohet, por rregullimi i saj normativ po transferohet në një ligj tjetër

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Vellkovski hedh poshtë pretendimet…

NATO shqyrton masat e mbrojtjes pas incidentit me raketat ruse në Poloni

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Përfaqësuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë sot në…

Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në Maqedoni, 66,1 për qind e familjeve gjatë vitit 2025 kanë qenë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.