Izet Mexhiti: Çairi po ringjallet, BDI solli “botën serbe” dhe është aleate e Gruevskit!
Në intervistë për PressOnline.al, Izet Mexhiti shpalos vizionin për zhvillimin urban të Çairit, ndalet te sfidat politike në vend dhe kritikon BDI-në për sjelljen e “botës serbe” dhe tentimet përmes takimeve të zyrtarëve të saj për rikthimin e Gruevskit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut
Intervistoi: Destan Jonuzi
PressOnline: Z.Mexhiti jemi në një hapësirë e cila për vite të tëra ka qenë e mbyllur, keni marrë një farë aksioni për ta kthyer atë në një farë parkingu modern?
Izet Mexhiti: Parkingu ka ekzistuar, ndërsa kontradikta është në atë që problemi kryesor i Çarshisë së Vjetër, mos them edhe i Çairit edhe i Shkupit është pikërisht pra parkingu edhe duke e pasur parkingun, parkingu nuk ka qenë në funksion. Këtu në bashkëpunim pra edhe me Ministrinë e Kulturës edhe me drejtoritë që janë këtu, Muzeu, Qendra Konservatore, erdhëm e inspektuam ku ishte një depo e mbeturinave, e veturave që ishin të shkatërruara dhe dera e mbyllur. E kemi hapur derën, e kemi pastruar, janë vizatu vija, është kthyer në funksion për mbi 50 vend-parkingje të reja që thjesht pra kanë ekzistuar, por tash janë në shërbim të institucionit, pra Çarshisë së Vjetër.
PressOnline: Kjo do të shfrytëzohet vetëm për esnafët e Çarshisë a po?
Izet Mexhiti: Për Çarshinë, edhe për institucionin që është këtu, jashtë ka vend për 70 vend-parkingje, aty mendojmë të bëjmë një konstruksion të çelikut për të siguruar edhe 70 vend-parkingje të reja, 60-70 këtu, menjëherë pra krijohen mbi 100 vend-parkingje të reja që brenda Çarshisë pa e dëmtuar, as trashëgiminë kulturore por duke krijuar parkingje të reja në funksion të revitalizimit dhe ringjalljes së Çarshisë së Vjetër.
PressOnline: Kur jemi te Çarshia, ju jeni njeri që keni kthyer dinjitetin shqiptar të Shkupit, ju njohin si njeriu i cili e solli bustin e Skenderbeut, pastaj përmendoren e Hasan Prishtinës, Pllakën Përkujtimore të Azem Moranës në oborrin e shkollës fillore “Liria”, riemërimet e shkollave. Jeni një njeri i lidhur shumë me Çairin dhe Shkupin. Çfarë do të bëhet në këtë pjesën e modernizimit dhe ruajtjen e identitetit kombëtar?
Izet Mexhiti: E para, Çarshia e Vjetër është çarshia më e madhe në Ballkan, ka 700 dyqane, kemi arrit me sjelljen e studentëve, fillimisht me studimet e disperzuara të Universitetit të Tetovës te ndërtesa e De Kokës, filloi rikthimi apo ringjallja e Çarshisë së Vjetër. Aty është bërë rikonstruimi i kalldërmës, vendosja e ndriçimit, qindra aktivitete kulturore dhe krejt ka sjellë që Çarshia jo që është ringjallur, por është se në ish-Jugosllavi kur ka funksionuar sepse atëherë kanë funksionuar vetëm dy rrugë kryesore, e artarëve dhe “Bitpazarska”, tani më edhe rrugicat që asnjëherë nuk kanë qenë të frekuentuara, sot janë tejet frekuente, me laramani pra të bizneseve dhe thjesht pra, Çarshia e Shkupit më i ngjan Taksimit, edhe në orët e vona është një numër i madh i turistëve, qytetarëve dhe tash është çështja e parkingut si problem kryesor.
Kjo është një prej kontributeve. Në Ministrinë e Transportit ka vendim të Qeverisë për 25 milionë euro për ta përfunduar Sheshin “Skenderbeu” dhe krijon 400 vend-parkingje të reja, me dy nivele nëntokë dhe ajo mbi shndërrohet në shesh, në gjelbërim, për aktivitete kulturore, pra vetëm këtu ka pra diku 500 vend-parkingje të reja, pra që krijohen për Çarshinë e Vjetër që dukshëm pra e zbusin, e zgjidhin këtë problem. Sa i përket dimensionit tjetër, kjo është vlerë kulturore e trashëguar, këtu e kemi edhe një hamam aty, do ndalemi “Gylshen Hamam” që është i shkatërruar për të cilin kemi bë edhe projekte për ti rikthyer pra këto monumente të vjetra sepse fundi fundit turistë vijnë për shkak të trashëgimisë kulturore të Çarshisë së Vjetër për ta pa dhe jo për qendrën tregtare të re.
Sa i përket dimensioni kombëtar, Shkupi ka qenë qytet i rëndësishëm historik i shqiptarëve, edhe në Vilajetin e Kosovës, por edhe në procese tjera dhe ne na është ndarë kjo komunë 3 km2. Jemi mundu që ta kthejmë pra, që ta njohin Shkupin shqiptar duke vendos përmendoren e Skenderbeut, Hasan Prishtinën, mozaiku i cili është me përmasa ndoshta më të mëdha se i Tiranës, ku është krejt historia prej periudhës ilire, Lidhjes së Prizrenit dhe del deri tek periudhat e reja, pra të luftërave më të reja të shqiptarëve. E njëjta ka ndikuar edhe te emërtimi i rrugëve. Në një komunë ku ka mbi 90% shqiptar duhet të ketë edhe emërtime shqiptare, te shkollat, institucione, te rrugët edhe këtu dallojmë pra pothuajse prej të gjitha vendbanimeve tjera në Maqedoni. Mendoj se diku 150 rrugë janë me emërtime shqipe duke filluar nga Mbretëresha Teuta deri tek historia më e re.
PressOnline: Z. Mexhiti kur jemi te Sheshi Skenderbeu sipas planit që e paraqitni ju ai do të jetë një nga sheshet më të mëdha të Shkupit?
Izet Mexhiti: Më i madhi po sepse tash ka 10.000 m2 kur do i shtohet pra edhe kjo hapësira tjetër do jetë mbi 20.000 m2. Mendoj se do të jetë sheshi kryesor i Shkupit.

PressOnline: Cilat janë tre pikat prioritare të Masterplanit tuaj për Çairin, të cilat do të jenë prioritet në vitet e para të mandatit?
Izet Mexhiti: Çairi vet nuk mund të del në krye me problemet me të cilat ballafaqohet sepse komuna në fillim kur është themeluar është themeluar me 3,4 km2, përafërsisht e njëjtë me kazermën Ilinden edhe e ke parasysh në një kazermë me 80.000 banorë me pak mundësi, me pak potencial, me këtë decentralizim pra që është ka qenë shumë rëndë për t’i lëviz gjërat. Fatmirësisht tash ka një qeveri si asnjëherë më parë që i mbështet komunat, minimumi është që 1 miliard euro ndahen për investime kapitale në komuna, edhe ne kemi fatin që kësaj radhe ta kemi edhe komunën, edhe qytetin, edhe ndërmarrjet e qytetit edhe Qeverinë, edhe kjo krejt pra në funksion të zhvillimit më të hovshëm apo diskriminimit pozitiv të Çairit për ta kapë trendin me komunat tjera ose në disa vende duhet vetëm vullnet i mirë politik sikur që është rasti me parkingun këtu.
Nuk është investim i ri, por është vullnet i ri, vullnet i mirë politik, pra bashkëpunim i mirë i komunës dhe Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe ja me vullnet, pa aspak investim krijohen 70 vend-parkingje, po e zbut problemin kryesor të Çarshisë, kështu probleme ka. Fokusi jonë është këtë pushtet meqë edhe beteja kryesore është në Çair edhe Çairit i duhet një diskriminim pozitiv, mendoj se do fokusohet me Masterplanin e ri e që do të jetë vizioni për 50 vitet e ardhshme se si do të zhvillohet Çairi në aspektin urbanistik, në aspektin e planeve detale, Planit Gjeneral, por do ketë edhe çështje konkrete, pra siç është zgjidhja e komunikacionit duke filluar me rrugën Cvetan Dimov, rrugën e Jahja Pashës, për të cilën ka projekt, ka leje, ka filluar procesi i ekspropimit (marrja e të drejtës të tokës) është diku 10 milionë euro dhe do jetë edhe në programin tim si kandidat për Çairin, por do të jetë edhe në programin e Orces si kandidat për Qytetin e Shkupit, pra si ndër projektet prioritare për Qytetin e Shkupit, poashtu kemi projekt për zgjerimin e rrugës së Brigadës Maqedonase-Kosovare ndërmjet Fushë Topanës dhe lagjes së Boshnjakëve, lagjes Teneqe Mahallë dhe ka ide që “Xhon Kenedi” të shpërthen në bulevardin “Nikolla Karev” që i hap arteriet kryesore të Çairit.
Fokusi do të jetë edhe te rinia, te arsimi, duke filluar me atë parashkollor, pra si çerdhja “Bambi” ka vendim edhe dy tjera ti bëjmë në Çair dhe këto janë të mjaftueshme për fëmijët e Çairit. Katër çerdhet tjera do mbesin për aktivitete të lira. Sa i përket arsimit, shkolla “Kongresi i Manastirit” ka filluar me një ndërrim, ndërtojmë edhe dy shkolla të reja që në Çair të ketë 11 shkolla, 8500 nxënës ti ndajmë mesatarisht nga 700 nxënës dhe secila shkollë të punojë si “Kongresi i Manastirit” me një ndërrim, me mësim tërëditor, me qëndrim tërëditor që do të jetë investim jo vetëm në kualitetin e infrastrukturës, pajisjeve, por edhe të kualitetit të arsimit.
Pra, ajo që na gëzon është se Çairin përveç me Çarshinë e ringjallur, përveç me Bit Pazarin që nuk është më ai i vjetri i tezgave, por është pazar modern, e kemi rrethuar me katër universitete dhe ka intencë, pretendime të vijnë edhe tjerë, pra thjesht prej një geto po e shndërrojmë në një qytet studenti që ka shumë benefite dhe hap një dimension tjetër për zhvillimin e Çairit.
PressOnline: Z. Mexhiti kur jemi te rinia, ju e përmendët kazermën “Ilinden” që është thuajse sa territori i komunës së Çairit, ndërkohë që ju po e shndërroni në qendër universitare. Përveç asaj kemi paralajmëruar edhe ndërtimin e një qendre rinore, kulturore që është shumë me rëndësi për Çairin si komunë urbane, e cila ka një rini të hatashme për aktivitete të tilla. Si do të jetë investimi në këtë drejtim?
Izet Mexhiti: E para, duhet të konstatojmë që Çairi ka rini, ka kualitet dhe ka rezultate botërore, sidomos në fushën e sportit, prandaj përveç tjerave do kemi edhe një muze për të promovuar medaljet e arta, olimpike dhe gjitha ato të arritura të kësaj rinie të Çairit. Po përfundon pishina e parë aty te “Ismail Qemali”, po fillon te “7 Marsi” pishina e dytë dhe pishina që 50 vite nuk ka qenë në funksion si puna e parkingut në përfundim të Dizhonit pra, aty do të jetë një qendër multi-sportive për gara ndërkombëtare, disiplina të ndryshme të sportit. Ne kemi tash edhe klube hendbolli të femrave të Çairit me rezultat, kemi pothuajse në të gjitha garat, sportet Çairi është prezent, andaj meriton një mini “Boris Trajkovski” ta ketë aty në përfundim të Çairit.
Poashtu për rininë aty ku është “Këndi Amerikan” përballë pompës së benzinës është Çairi i Vjetër, barakat duhet të prishen, aty kemi donatorë nga Çairi për të ndërtuar një qendër rinore, e cila do të jetë multifunksionale, bibliotekë, librari, do të ketë kamp për intilegjencë artificiale, për trajnime, kurse të ndryshme, pra do të jetë një gjenerator i ideve dhe organizimeve të rinisë në Çair.

PressOnline: Pse në këtë para-fushatë, në Çair Ndërmarrja Publike i mbledh mbeturinat nga koshat, por nuk i mbledh përreth, a është kjo një farë loje politike me qëllim, që nuk është në nivel?
Izet Mexhiti: Meqë jemi këtu, kjo është Gylshen Hamami, edhe kjo do të jetë intencë, për këtë kemi projekt. Projekte të këtilla t’i rindërtojmë, në funksion për t’ia rikthyer atë pamjen e vërtetë Çarshisë së Vjetër, mos them që Kapan Hani, Suli Hani janë të përthekuara me dyqane rreth e përqark dhe nuk shihet ai muri i vjetër, nuk shihet ajo vlera arkaike për të cilën turistët fillimisht për atë vijnë t’i shohin këto vlera të vjetra, pra edhe kjo do të jetë një kontribut për ta nxjerrë në sipërfaqe atë vlerën e vërtetë të Çarshisë së Vjetër.
Sa i përket temës së mbeturinave, ato luajnë me atë që qytetarët nuk i dinë kompetencat saktë se të kujt janë, si janë, kur e shohin një të keqe në Çair menjëherë adresa është komuna, por për hir të së vërtetës “Higjiena Komunale”, qytetarët paguajnë faturat për ujë tek “Ujësjellësi” që është ndërmarrja e Qytetit, për gjelbërimin poashtu te “Ujësjellësi” se e kanë në fatura një pjesë, një përqindje, edhe për higjienë paguajnë deri te “Higjiena Komunale”. Fatkeqësisht, pra kjo është ajo që ofron BDI, Levica dhe Danella Arsovska. Mendoj që ka edhe tendencë që me qëllim pra, diku ku ka pasur 7 kontenierë kanë shkuar i kanë larguar 3-4 dhe menjëherë krijohen aty telashe.
Nuk i mbledhin si duhet, pra nuk janë në funksion, asnjëherë s’ka qenë më keq higjiena e Qytetit të Shkupit, por fatmirësisht kjo po përfundon edhe një muaj, dy, do të ketë udhëheqësi të re Qyteti i Shkupit, do të ketë udhëheqësi të re Ndërmarrja Publike, edhe këto do të jenë në nivel të detyrës, në nivel të përgjegjësisë, besoj që do të dyfishohet, trefishohet, do të kemi higjienë më të mirë në Çair dhe Shkup, ndërsa si komunë e Çairit apo si kandidat në programin tim e kam që në vitin e parë mos ketë as mbeturina, as kontenierë mbi tokë, gjithçka të futet nën tokë.
Ne kemi 5 lokacione tash, po bëjmë edhe 2-3 tjera deri në zgjedhje edhe e kemi idenë, e kemi konceptin, e kemi mbyll konstruktin financiar, të gjitha kontenierët e komunës së Çairit qoftë në rrugë kryesore, qoftë në rrugë lokale të futen nën tokë dhe kjo dukshëm do e ndihmon ndërmarrjen që duhet vetëm të vjen ti mbledh në mbrëmje ose në mëngjes dhe ti mirëmban dhe pastron rrugët, pra këtë do e ketë një lehtësim prej komunës sonë.
PressOnline: Z. Mexhiti plani për hapësirat e gjelbërta, dihet se në Çair parku kryesor është ai te stadiumi i Çairit dhe një pjesë në malin Gazi Babë. Keni ndonjë plan për këtë?
Izet Mexhiti: Shihni, nëse shkojmë me përqindje, Çairi është një prej komunave më të gjelbërta në Qytetin e Shkupit, në 3 kilometra ka parkun te Çairi, ka parkun te Fushë Topana, ka parqe më të vegjël, rrethohet me Gazi Babën, rrethohet me Kalanë, pra problemi nuk është te lagjet Çairi i Vjetër dhe Fushë Topanë ku ka ndërtesa kolektive. Problemi kryesor është nëpër lagjet tona të cilat janë me sub-standarde, me Seravën, me Dizhonin, me Gazi Babën, me Tophanën, Karadak mëhallën, krejt këto pra janë me shtëpi individuale dhe kanë problem edhe të parkingut, edhe të lëvizjes pra rrugët e ngushta, edhe me parqet, pra nëse e marrim si tërësi pra e them me shumë përgjegjësi nëse i marrim përqindjet, Çairi është ndër komunat më të gjelbërta në Qytetin e Shkupit.
Çairit i duhet një transformim me Masterplanin e Bajram Vardarit për urbanizimin e Çairit, e këtyre lagjeve me sub-standarde, të marrim shembuj të mirë nga Bursa, Stambolli, Izmiri që këto lagje edhe të urbanizohen edhe të kenë rrugë më të gjëra, edhe gjelbërim edhe parkingje.
PressOnline: Cili është dallimi midis ofertës tuaj dhe ofertës së kundërkandidatit? Shohim se gjatë kësaj parafushate dhe deri në fillimin zyrtar të fushatës, ju më tepër fokusin e keni te problemi lokal i qytetarit, ndërsa kundërkandidati juaj prek tema që kanë të bëjnë me gjeopolitikën.
Izet Mexhiti: Po thjesht ajo ia lehtëson qytetarit se kur i duhet kryetar komune e dijnë se është Izet Mexhiti, kur i duhet politikan i salloneve, i koktejeve nëpër ambasada, i protokolleve. Vet e kam marrë nga subjekti tjetër e kam sjell në BDI, e kam propozuar për ministër, kështu që tash jemi në zgjedhje lokale.
Qytetari duhet të zgjedhe thjesht pra, mos them një mjeshtër të komunës, një menaxher të komunës, një njeri i cili e njeh komunën, i njeh kompetencat, i din ku ndodhen kompetencat e Çairit dhe ku janë kompetencat e Qytetit dhe ku janë të Qeverisë, e dinë cila rrugë është në kompetencë të Çairit – lokale, banesore, e dinë që rrugët kryesore janë kompetencë e Qytetit të Shkupit pra.
Nuk i duhet një kryetar që i duhet një mandat për ta njohur Çairin, por i duhet një kryetar që e din ku i dhemb Çairit, e dinë ku janë dobësitë e Çairit, por e din edhe ku janë përparësitë e Çairit. Poashtu Çairit i duhet mbështetje edhe nga Qyteti, edhe nga Qeveria fuqishëm për një diskriminim pozitiv, për t’u eliminuar diskriminimi që i ka ndodh qindra vite Çairit si pjesë e vjetër e Shkupit
PressOnline: Edhe një përgjigje të fundit, lidhur me këtë narrativën politike që po e përdorin?
Izet Mexhiti: Mos ta komplikoj, për Çair mendoj se qytetarët e dinë se kush ju duhet, ndoshta kur vjen puna për ambasador në OSBE ose diku tjetër, ne do e propozojmë Bujarin.
PressOnline: Përdoret një narrativë duke shkuar nga politika e jashtme, bota serbe e kështu me radhë, a mendoni se është pak e tepruar kjo në zgjedhje lokale?
Izet Mexhiti: Nëse e merrni në zgjedhjet parlamentare kur ne kemi fol për ndryshimin, për luftën e korrupsionit, për sjelljen e demokratizimit të skenës politike shqiptare, që të ketë edhe një gjeneratë tjetër e politikanëve që do të sprovohen, do japin vetveten, por në fund shqiptarët do kenë më shumë mundësi, më shumë figura, më shumë potencial për të ardhmen, ato flitnin atëherë për plazma keksa, për valixhe, për shpata, edhe atëherë nuk kanë qenë në kontakt me realitetin.
Sot kur kemi zgjedhje lokale, sot kur vetë anëtarët e BDI-së, kur nuk ka kamera kështu e them ne më shumë përkrahje kemi pasur prej qeverisë VLEN sesa kur kanë qenë këto tanët, këto na harruan, këto na kanë dhënë mjete saqë nuk kemi ide, nuk kemi projekte të përgatitura për të dalë në krye me ndihmën që ofron Qeveria. Pra, ne sot flasim për zgjedhje lokale, flasim për probleme lokale dhe zgjidhje lokale, pra duke filluar nga kanalizimi nga rrjeti atmosferik, nga mbeturinat, nga çerdhet, shkollat, pra për këtë e kërkojmë votën sepse ne këtu e kemi vizionin, këtu e kemi programin dhe këtu duhet të japim llogaridhënie pas katër viteve ku e kemi marrë dhe ku e kemi sjellë Çairin, Dibrën, Bogovinën apo cilëndo komunë tjetër.
Nga mospasja e idesë, vizionit, tash mundohen me “botën serbe”. Nëse dikush është takuar me “botën serbe” janë pikërisht ato. Pra, ju e dini se është e kuptueshme, e logjikshme fundi fundit një Kryeministër, një Ministër i Punëve të Jashtme kur ka samite dhe ta pret ministrin e Serbisë, Vuçiqin, por nuk ka asnjë logjikë që kryetari i partisë që nuk mban asnjë funksion institucional ishte i pari duke e prit Vuçiqin aty te bunari, te kisha e Shën Naumit, me siguri duke e biseduar idenë se si i është falë Serbisë Shën Naumi ose për të bërë edhe ndryshime tjera territoriale, ka pasur kështu tendenca pra në kohën e tyre për ndërrime territoresh në Veri.
Poashtu nëse i marrim thjesht vizitat, ne jemi një vjet e gjysmë, ne nuk kemi pasur asnjë mbledhje të përbashkët me Serbinë, nuk kemi pasur asnjë takim me figurat e qeverisë serbe, ndërsa nuk ka qenë kështu në kohën e tyre, ishte mburrja për të falur dhe për të ecur përpara si francezët me gjermanët, duhet të pajtohemi me serbët dhe të ecim bashkë. Këto ishin deklaratat e z. Ahmetit dhe z. Osmanit. Në kohën e tyre z. Osmani nuk iu përgjigj Mucunskit që më shumë se ai ka qenë në Beograd, 11 vizita i ka pasur në Beograd dhe asnjë në Prishtinë, Mitrovicë. Poashtu dje e morëm edhe përgjigjen prej foltores së Parlamentit, prej se ka ardhur s’ka pas asnjë mbledhje, asnjë iniciativë për Open Ballkanin.
Open Ballkani ka favorizuar Serbinë dhe ka nxjerrë në sipërfaqe se problemi i regjionit është Kosova dhe jo Serbia. Kjo ka qenë porosia që e kanë ndihmuar BDI-ja dhe faktorë tjerë brenda Open Ballkanit. Pikërisht ne që e eliminuam Open Ballkanin, jemi kundër Open Ballkanit, është shumë e qartë, faktet janë se kush ka ndihmuar “botën serbe” dhe kush ka bashkëpunuar me “botën serbe” pa hy edhe në detaje tjera që duhet ndoshta edhe t’ia japim opinionit se kush rrinë me përfaqësuesit e shërbimit serb BIA këtu në Maqedoni duke filluar nga Ahmeti, Taravari e krejt tjerët.
PressOnline: Z. Mexhiti për në fund si mbet puna e debateve për zgjedhje? Kundërkandidati kërkon debate me Mickoskin ndërkohë që kandidon për komunën e Çairit?
Izet Mexhiti: Edhe ajo është qesharake edhe kur kandidon për kryetar komune debat do të bëjë me Kryeministrin. Është tepër keq për një funksionar që ka qenë vazhdimisht në Qeveri, 20 vite në pozita të ndryshme të Qeverisë. Unë debatin ia kërkova sepse është në interes të qytetarëve, për të parë vizionin e njërit dhe tjetrit dhe në fund qytetari ta ketë më të lehtë për të vlerësuar se cilin duhet ta votojë dhe cilit duhet t’i jepet mundësi për katër vitet e ardhshme dhe e pashë që për ta relativizuar sajuan një takim me Vulinin në Kumanovë. Për hir të së vërtetës, nuk e di as ku është Vulini, as çka përfaqëson Vulini, po ato pse mendojnë vet ashtu mendojnë se edhe gjithë tjerët duhet të mendojnë të njëjtën.
Po unë desha këtë ta sqarojmë në një debat televiziv, edhe punën e Vulinit edhe punën e Gruevskit, a e ka taku vetë apo si e ka taku, a ka shkuar familjarisht atje, si ka ikë Gruevski, pse është ndalu vetura e z. Ahmeti duke qenë në Qeveri në stacionin policor Karposh, deri në mëngjes.
Pra, janë tema që duhet t’i hapim dhe t’i bisedojmë para opinionit, meriton opinioni t’i dijë këto gjëra dhe mandej ta sheh vlerësimin se kush është me Gruevskin, kush është me Vuçiqin, kush është me Vulinin. Ne nuk i parapëlqejmë këto tema sepse fokusin e kemi te zgjedhjet lokale, por kur i hapim atëherë duhet t’i hapim deri në fund, mos i mbesim borxh opinionit.
PressOnline: Pasi e hapët këtë intervistë, për në fund krejt, flitet për një intervistë të aranzhuar prej kabinetit të BDI-së, gjegjësisht grupacionit Osmani – Grubi të Nikolla Gruevskit pikërisht në kohën kur flitni ju që janë taku, për revistën Politiko të Serbisë dhe pastaj është distribuar nga BDI-ja në opinion? A keni informacion për këtë, a është kjo pjesa e takimit që e kanë zhvilluar Osmani dhe Gruevski ku kanë diskutuar për kthimin e tij?
Izet Mexhiti: Ato kanë pasur më shumë takime, kanë qenë në komunikim të përhershëm, kanë qeveris 11 vite bashkë, nuk i kanë trondit as kur kanë ndodh raste të montuara, si Monstra, si rasti i Kumanovës dhe shumë raste tjera.
Sot dinë ta bëjnë të madhe edhe kur tre-katër huliganë diku i shajnë shqiptarët, e bëjnë sikur ka ndodh histeri dhe tragjedi, e krijojnë një opinionin që ato në Shqipëri dhe Kosovë kanë përshtypjen se s’dinë se si dalim gjallë prej këtu, që raste të këtilla të huliganëve në kohën e BDI-së kur unë kam qenë atje kanë ndodh në bazë javore, mos them mujore.
Ka pas edhe një pyetje, e kam bë në zgjedhjet parlamentare, pse z. Ahmeti, Grubi, Osmani në takim te ish Kryetari i shtetit kanë kërkuar me çdo kusht ta kthejnë Gruevskin në Maqedoni, ta rikthejnë këtu, të jetë i lirë dhe të jetë aktiv në politikë, edhe për këtë s’ka pasur përgjigje.



