Mickoski për zjarrvënësin para Ambasadës bullgare: I janë konfiskuar telefonat, të shohim me kë ka komunikuar

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 14:32

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski njofton se vazhdon të merret në pyetje personi i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin dy automjeteve pranë Ambasadës bullgare në Shkup.

“Marrja në pyetje është duke vazhduar. Pajisjet e komunikimit janë konfiskuar, le të shohim nëse ai mund të ketë pasur komunikim gjatë kësaj periudhe dhe me kë, cila është përmbajtja e atij komunikimi. Nuk do të nxitohesha të bëja ndonjë kualifikim nga fqinji ynë lindor”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me personin që i vuri flakën dy automjeteve në Ambasadën bullgare dhe reagimet nga partitë politike dhe udhëheqja shtetërore në Bullgari.

Ai e dënoi edhe një herë fuqishëm incidentin dhe pret që gjithçka që fshihet pas rastit të sqarohet.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar procedurë kundër një 44-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Atij i është shqiptuar dënimi me 8 ditë paraburgim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter