Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?! Vjen përgjigja…

Press Online2 Mars 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një studim i ri, është marrë me pyetjen e vjetër: A na shtyjnë ushtrimet fizike të hamë më shumë apo, në fakt, e zvogëlojnë oreksin tonë? Hulumtimi vëzhgoi burra dhe gra që ishin fizikisht joaktivë, duke zbuluar se ata që ushtroheshin, e pas të cilëve u shërbehej një drekë e pasur, “nuk e tepruan me ushqimin”, por as nuk e anashkaluan ëmbëlsirën apo të merrnin porcione më të vogla. Në studim morën pjesë 24 burra dhe gra, të moshës nga 18 deri në 55 vjeç, të cilët kishin peshë të tepërt trupore dhe në fillim nuk ishin shumë aktivë. Çdo mëngjes ata hanin mëngjes, e pastaj ecnin me ritëm të shpejtë në shiritat për vrapim ose ngrinin pesha për 45 minuta.

Pas kësaj, atyre u shërbehej dreka në formë bufeje, e ata nuk ishin as më pak e as më shumë të uritur se zakonisht, duke ngrënë përafërsisht të njëjtën sasi ushqimi gjatë drekës, sikurse në ditët kur nuk ushtronin.

Ecja e shpejtë ose ngritja e lehtë e peshave mund të mos ndikojë në zakonet e ushqyerjes kur krahasohet me faktorët e tjerë, siç janë aromat e lazanjave, kifleve me gjalpë apo piteve, theksoi Dr. Tanya Halliday.

Studimi ka kufizime, sepse ekzaminoi vetëm një seancë të shkurtër të ushtrimeve të moderuara me një numër të vogël pjesëmarrësish, të cilët kryesisht ishin jashtë formës fizike, duke vërejtur se njerëzit që ushtrojnë rregullisht mund të reagojnë ndryshe.

Njerëzit nuk duhet të kenë frikë se do të tejhajnë pas ushtrimeve, përfundoi Dr. Tanya Halliday.

Studimet e mëparshme kërkimore tregojnë se ata që fillojnë të ushtrojnë nuk e ulin peshën aq sa do të sugjeronin, në fakt, kaloritë e djegura.

Çfarë ndodh në trup pas ushtrimeve?

Për të kuptuar pse djegia e kalorive nuk përputhet gjithmonë me rënien në peshë, shkenca ofron disa shpjegime kyçe:

Përshtatja metabolike: Trupit i pëlqen homeostaza (ekuilibri). Kur ne djegim shumë kalori përmes ushtrimeve, trupi mund të kundërpërgjigjet duke ulur shpejtësinë e metabolizmit në pushim për të kursyer energji.
Hormonet e urisë: Ushtrimet ndikojnë drejtpërdrejt në hormonet ghrelin (shkaktari i urisë) dhe leptin (sinjalizuesi i ngopjes). Tek shumë njerëz, ushtrimet intensive në fakt e shtypin përkohësisht urinë, një dukuri e njohur si “anoreksia e ushtrimeve”.
Kompensimi jo-vullnetar: Pas ushtrimeve, njerëzit shpesh tentojnë të jenë më pak aktivë gjatë pjesës tjetër të ditës (p.sh., rrinë ulur më shumë se zakonisht), duke anuluar kështu një pjesë të kalorive të djegura gjatë stërvitjes.

Previous ArticleMarko Luca thyen heshtjen për veprimin e tij ndaj Stenaldos! “Nuk ia mbylla derën me qëllim…”
Next Article OpenAI siguron investim prej 110 miliardë dollarësh nga SoftBank, Nvidia dhe Amazon!

Lajme të ngjashme

Pse disa njerëz i mbështjellin paratë me folie alumini? Arsyeja që shumëkush nuk e di

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një grusht kikirikë në ditë mund të përmirësojë kujtesën dhe qarkullimin e gjakut në tru

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Një tufë flokësh të ish-presidentit amerikan George Washington shiten për gati 4 mijë euro

23 Nëntor 2026 LIFESTYLE

“Plos One”: Vendet me më shumë mace raportojnë nivele më të larta lumturie

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Unaza e një të mbijetuareje të “Titanic”-ut shitet 165 000 dollarë

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Rozë dhe e kuqe: Kombinimi më elegant i dimrit që po ndryshon rregullat e modës

22 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.