Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kancelari Merz: Sfidat globale janë mundësi për Evropën

Press Online29 Janar 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Situata e politikës botërore është serioze dhe e vështirë – por sjell edhe shanse për Gjermaninë dhe Europën. Kështu mund përmblidhet thelbi i deklaratës qeveritare të kancelarit Friedrich Merz në Bundestag (29.01.2026).

“Po fryn një erë e ashpër në botë, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet nga fuqitë e mëdha. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme, që Europa tani të tregojë forcë – dhe më shumë vetëdije në politikën e pushtetit. Europianët mund t’i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet “gjuhën e politikës së pushtetit”, tha Merz.

“Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit. Kjo duhet ruajtur dhe zgjeruar. Ne ndodhemi nën presion nga shumë anë”, tha politikani kristiandemokrat. Por prej kësaj mund të dalë edhe diçka: Europa gjithmonë është forcuar, kur është ndodhur nën presion.

Detyrat për Europën

Europa është në botë edhe një alternativë normative ndaj imperializmit dhe autokracisë, tha Merz. Sipas kancelarit, si rrjedhojë janë tri fusha, ku Europa duhet të dëshmojë veten. Së pari Europa duhet ta marrë vet në dorë sigurinë dhe të ulë varësinë në sektorin e teknologjisë si dhe në mbrojtje. Me këtë ai ka parasysh varësitë prej SHBA-së, prej mburojës nukleare të së cilës Europa edhe për një të ardhme të afërt do të vazhdojë të jetë e varur.

Shembull pozitiv nga grindja për Groenlandën

Nga ana tjetër ekonomia europiane duhet të jetë e aftë për konkurrencën dhe Europa duhet të prezantohet e bashkuar. Në sfondin ekërkesës së përsëritur të presidentit të SHBA-së Donald Trump, se do të aneksojë Groenlandën, kancelari tha, se së fundi për fat Europa mundi ta ndiejë “respektin ndaj vetes”. Në përshkallëzimin e përkohshëm të konfliktit për GroenlandënTrump kërcënoi fillimisht disa vende europiane aleatë në NATO me tarifa të larta doganore – ndër to edhe Gjermaninë.

Pastaj ai u tërhoq – pasi europianët bënë të qartë, se nuk do ta pranonin këtë duke reguar gjithashtu reciprokisht me tarifa doganore: Tani duhet vepruar me këtë “vetëdije të rizgjuar të europianëve”, nënvizoi Merz. Ai iu referua samitit të posaçëm të BE-së në shkurt. Në këtë samit do të diskutohet kryesisht se si BE-ja mund të bëhet sërish e aftë për konkurrecë. Merz vuri në dukje, se dihet cilat janë kantieret ku duhet punuar./dw

Previous ArticleNuk na lejon kurrë të jemi të lumtur, emocioni më toksik për shëndetin!
Next Article Pas dy vitesh mungesë, Justin Bieber “thyen heshtjen” dhe rikthehet fuqishëm në Grammy?

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.