Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nuk na lejon kurrë të jemi të lumtur, emocioni më toksik për shëndetin!

Press Online29 Janar 2026 LIFESTYLE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

A keni ndjerë ndonjëherë faj? Nëse përgjigjja është po, atëherë duhet ta dini se kjo është një emocion që ndikon shumë negativisht në psikikë dhe në shëndetin e përgjithshëm. Psikiatrja spanjolle Marian Rojas Estapé shpjegoi pse ky emocion është kaq shkatërrues për shëndetin mendor. Ajo paralajmëron për një emocion të përditshëm i cili, nëse nuk menaxhohet siç duhet, e shteron energjinë dhe bllokon çdo ndryshim, duke shpjeguar se çfarë e shkakton dhe si mund të transformohet.

Faji është një emocion toksik që e lidh njeriun me të kaluarën, një ndjenjë që shteron energjinë, shkakton depresion dhe pengon marrjen e vendimeve. Marian Rojas Estapé e vë theksin te faji, një emocion që shfaqet shpesh pas gabimeve, pritshmërive të paplotësuara ose qortimeve nga të tjerët. Ai mund të vijë si pasojë e vetëkritikës së tepruar, por edhe nga mjedisi përreth, përmes krahasimeve, kritikave dhe gjykimeve. Nëse nuk njihet dhe nuk trajtohet me kohë, faji zë një hapësirë të madhe mendore dhe ndikon negativisht në gjendjen emocionale.

Faji është një emocion toksik që na lidh me të kaluarën dhe na pengon të ecim përpara, thekson psikiatrja. Sipas saj, janë të pakta emocionet që mund të jenë aq shkatërruese sa faji, kur mbetemi të bllokuar në të. Ai vjedh energjinë, e vështirëson marrjen e vendimeve dhe mund të çojë në gjendje të thella emocionale negative. Faji shfaqet kur ndiejmë se nuk kemi vepruar drejt ose se nuk kemi përmbushur pritshmëritë tonat ose të të tjerëve. Problemi lind kur ai shndërrohet në një rreth vicioz mendor pa dalje.

Sa më shumë e rishqyrtojmë gabimin, aq më i fortë bëhet emocioni, ndërsa ne tërhiqemi e shtyjmë kërkimin e faljes, shmangim bisedat, heqim dorë nga përpjekjet. Rezultati është një jetë e përqendruar te e kaluara, në vend të momentit të tanishëm. Emërtoni atë që ndodhi, pa dramatizim. Çfarë bëra? Kë e preku? Çfarë është në fuqinë time? Rregulloni atë që mundeni. Një kërkim faljeje konkret, korrigjim gabimi ose dëmshpërblim.

Nxirrni një mësim praktik. Ndërprisni rikthimin e vazhdueshëm te mendimet negative. Nëse keni marrë përgjegjësi dhe keni vepruar, kthehuni te e tashmja. Atëherë faji e humb funksionin e tij. Faji nuk ndërton, por mund të bëhet pikënisje për ndryshim.

Previous ArticleMë 12 shkurt do të mbahet shorti për Nation League
Next Article Kancelari Merz: Sfidat globale janë mundësi për Evropën

Lajme të ngjashme

Një orë xhepi, e gjetur në trupin e një viktime të “Titanic”, në ankand për 78 900 dollarë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Pse kapaku i tenxheres ka një vrimë të vogël, shumë pak njerëz e dinë

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Ushqimet që duhet të konsumoni gjatë dimrit për për të mbështetur imunitetin

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

I premtuan nënës se do të bënin vetëm një tatuazh, binjaket mbulojnë 70 për qind të trupit dhe hyjnë në Guinness

20 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Studimi zbulon se cigarja IQOS shkakton dëmtime në enët e gjakut dhe ADN pas vetëm pak minutash përdorimi!

19 Nëntor 2026 LIFESTYLE
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.