Maqedonia, vendi i parë jashtë BE-së që zbaton projektin "BE-ja për të rinjtë"

featured
Press Online
20 Qershor 2025, 18:52

Maqedonia është vendi i parë jashtë BE-së që zbaton projektin "BE-ja për të rinjtë" për arsimin profesional, punësimin dhe parandalimin e emigrimit të të rinjve nga vendi. Në tre vitet e fundit, me mbështetje financiare prej 16.5 milionë euro, janë modernizuar shkollat e mesme profesionale në Kumanovë, Tetovë dhe Ohër, duke siguruar arsim profesional cilësor dhe duke përmirësuar kushtet e të nxënit dije dhe të punës së nxënësve dhe stafit mësimdhënës.

“Dyfish është rritur numri i të regjistruarve në shkollën profesionale, që ne në veçanti si ministri na gëzon, sepse shoqëria jonë kishte synim gjimnazin dhe kemi punuar në një proces për t’i bindur se arsimi profesional është kualifikim i duhur për të ardhmen.”, - deklaroi sekretari shtetëror në Ministrinë e Arsimit, Elena Ivanovska.

Me këtë projekt përmirësohen kushtet për qasjen në tregun e punës dhe përmirësohet e ardhmja e të rinjve në vendlindje, vlerësim i përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

“Qëllimi i projektit është rritja e punësimit të të rinjve dhe ndalimi i emigrimit të tyre nga vendi, duke kontribuar kështu në ekonominë dhe përparimin e Maqedonisë së Veriut.”, - theksoi delegacioni i KE-së në Shkup, Aleksandru Albu.

Projekti përfshin sistem për monitorimin e suksesit të studentëve dhe marrjen e informacionit rreth profesioneve që mungojnë në vendin tonë. Të gjithë ata që përfundojnë arsimin profesional mund të kërkojnë gjithashtu mbështetje financiare për vetëpunësim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter