Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United mposht Nottinghamin dhe siguron vendin e tretë!

featured
Press Online
17 Maj 2026, 17:14

Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në renditjen e Premier League.

Megjithatë, sfida u shoqërua me polemika të shumta për arbitrimin dhe VAR-in, pas golit të dytë të United që shkaktoi reagime të forta nga mysafirët.

Aksioni nisi me një prekje të topit në dorë nga Bryan Mbeumo, përpara se tentativa e tij të bllokohej dhe Matheus Cunha të shënonte nga rikthimi i topit.

Gjyqtari Michael Salisbury fillimisht e pranoi golin dhe, pas konsultimit me VAR-in për rreth tre minuta, vendosi ta konfirmojë atë. Shpjegimi zyrtar ishte se prekja me dorë e Mbeumos u konsiderua aksidentale, vendim që ka zemëruar drejtuesit dhe tifozët e Nottingham Forest.

Ndeshja kishte edhe një atmosferë emocionale për Casemiro, i cili zhvilloi paraqitjen e tij të fundit me fanellën e United. Mesfushori brazilian u prit me ovacione nga tifozët, ndërsa në tribuna u shfaqën pankarta falënderuese për kontributin e tij në klub.

LEXO EDHE: Benfica mbyll sezonin pa humbje, Mourinho flet për të ardhmen: “Besoj se do të kontaktojë me Realin javën e ardhshme”!

REZULTATI:

Manchester United 3-2 Nottingham Forest

Shaw 5’, Cunha 55’, Mbeumo 76’ / Morato 53’, Gibbs-White 78’

LEXO EDHE: Katastrofa e Vllaznisë ishte e “paralajmëruar”, e nisi “Final 4” me problemin më të madh për një pretendent për titullin!

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter