Në Shkup pritet të mbahet nesër (e hënë, 18 maj) një protestë e dytë studentore, pas pakënaqësive të studentëve shqiptarë lidhur me faktin që provimi i jurisprudencës nuk po zhvillohet në gjuhën shqipe.
Studentët kanë shprehur revoltë ndaj kësaj situate, duke kërkuar barazi gjuhësore dhe respektim të të drejtave të tyre në procesin akademik dhe institucional.
Në mbështetje të protestës ka dalë edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili ka deklaruar se qëndron pranë studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
“Zëri i studentëve shqiptarë në Shkup nesër është zëri i një brezi që kërkon respekt, barazi dhe dinjitet për identitetin e vet kombëtar.
Jam gjithmonë pranë çdo të riu shqiptar që ngrihet për të mbrojtur gjuhën, identitetin dhe të drejtat e tij. Jemi me ju”, u shpreh Hamza.



