Duket se romanca mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani ka marrë fund, pas më shumë se një viti në qendër të vëmendjes mediatike.
Dyshimet për ndarjen kanë shpërthyer së fundmi në rrjetet sociale, ku ndjekësit vunë re se Sara dhe Eriku nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Jo vetëm kaq, por nga profilet e tyre janë zhdukur edhe postimet apo gjurmët që i lidhnin me njëri-tjetrin, një detaj që shpesh shihet si sinjal i qartë i një ndarjeje.
Edhe gjatë lidhjes së tyre, çifti kishte zgjedhur ta mbante romancën larg syrit të publikut. Ndonëse emrat e tyre përmendeshin vazhdimisht në mediat rozë dhe çdo dalje e përbashkët komentohhej gjerësisht, ata preferuan të mos e ekspozonin marrëdhënien me deklarata apo postime publike.

Mesa duket, e njëjta strategji po ndiqet edhe pas ndarjes. Deri tani, as Sara dhe as Erik Fullani nuk kanë reaguar lidhur me lajmet që po qarkullojnë për fundin e historisë së tyre të dashurisë.

Romanca e tyre kishte ngjallur kuriozitet të madh që nga momenti kur u panë bashkë për herë të parë, por tani gjithçka duket se ka përfunduar në heshtje dhe larg vëmendjes publike.



