Bullgaria e fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e 13-a

featured
Press Online
17 Maj 2026, 01:19

Bullgaria është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2026 me këngën “Bangaranga” të këngëtares Dara, informon PressOnline.al

Fitorja e Bullgarisë ishte e papritur. Është hera e parë që ky shtet triumfon në garën evropiane të këngës. Bullgaria fitoi si me vota të jurisë, ashtu edhe të publikut. Pati plot 512 pikë. Pas tyre u rendit Izraeli me 343 pikë e Rumania me 296.

Shqipëria që u përfaqësua nga Alis me këngën "Nan" e përfundoi garën e 13-ta.

Shqipëria, e cila nën përfaqësimin e Alis Kallaçit me këngën “Nan”, arriti të siguronte finalen arriti të grumbullonte 60 pikë nga përfaqësuesit profesionistë të 25 venE madhee finaliste. Ndërkohë nga vota e publikut ai arriti të merrte 85 pikë.

Portugalia ishte ajo e cila i dha Shqipërisë pikët maksimale, pra e votoi me 12 pikë. Ndërkohë që vendi fqinj, Mali i Zi i dha vendit tonë 10 pikë.

Nga ana tjetër, Shqipëria vendosi t’ia jepte 12 pikëshin e saj Italisë, por kjo e fundit nuk na dha asnjë pikë. Greqia nga ana tjetër e votoi vendin tonë me vetëm 1 pikë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter