Në Uashington takim i Mucunskit me Xhejmison Grir, përfaqësues tregtar në administratën e presidentit Tramp

featured
Press Online
30 Maj 2025, 11:53

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se gjatë vizitës në Uashington, ka realizuar edhe një tjetër takim të rëndësishëm me Xhejmison Grir, përfaqësues tregtar në administratën e presidentit amerikan, Donald Tramp.

“Fokusi i takimit ishte në përparimin e këmbimit tregtar dypalësh dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve. Është e rëndësishme të theksoj se kemi arritur përparim konkret në negociatat për uljen e tarifave, si dhe në përcaktimin e hapave të ardhshëm drejt nënshkrimit të një Marrëveshjeje për tregti të lirë”, shkroi Mucunski.

Në takim, siç publikoi ministri, kanë diskutuar edhe për politikat ekonomike qeveritare që synojnë përmirësimin e biznes-klimës, inkurajimin e investimeve të huaja direkte dhe sigurimin e një kuadri rregullator të qëndrueshëm dhe parashikueshëm për kompanitë amreikane të interesuara për investim në vendin tonë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter