Arrestohet një banor i Shkupit, dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e qytetit

featured
Press Online
24 Qershor 2026, 14:51

Një banor i Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

“Më 23.06.2026, në orën 17:35, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.U. (43) nga Shkupi, person me probleme shëndetësore, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Shkupit, kishte shkaktuar zjarr në një kashtore me kashtë.”, njoftoi MPB.
Nga MPB theksuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter