Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Zendaya “vjedh” gjithë vëmendjen pranë Tom Holland!

Press Online24 Qershor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zendaya dhe Tom Holland kanë tërhequr sërish vëmendjen e fansave, teksa u shfaqën së bashku në një aktivitet të veçantë të “Spider-Man” në Berlin, gjatë turneut promovues të filmit të ri “Spider-Man: Brand New Day”.

Çifti, i cili javën e kaluar konfirmoi se është martuar pas muajsh spekulimesh, u paraqit në tapetin e kuq duke shkëlqyer me stilin dhe elegancën e tyre, ndërsa nuk munguan momentet e afërsisë mes dy aktorëve.

Zendaya, 29 vjeçe, rrëmbeu vëmendjen me një veshje të zezë prej lëkure, të përbërë nga një jelek i shkurtër dhe një fund të gjatë me prerje elegante. Aktorja e kompletoi paraqitjen me një palë taka të larta stiletto, të cilat e bënë edhe më të dukshme diferencën në gjatësi mes saj dhe Tom Holland gjatë pozave për fotografët.

Ylli i Hollywood-it shtoi edhe më shumë shkëlqim në pamjen e saj me një palë vathë të mëdhenj blu dhe ekspozoi unazën e saj të fejesës, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave dhe fansave.

Nga ana tjetër, Tom Holland, 30 vjeç, u shfaq me një stil klasik dhe elegant, i veshur me një kostum të zi të kombinuar me këmishë dhe kravatë të kuqe, duke u paraqitur si një protagonist i vërtetë i Hollywood-it.

Paraqitja e tyre vjen në një moment të rëndësishëm për çiftin, pasi ata konfirmuan së fundmi martesën e tyre, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej muajsh.

Ndërkohë, “Spider-Man: Brand New Day”, filmi i katërt i pavarur i superheroit të famshëm, pritet të dalë në kinema më 29 korrik. Historia zhvillohet katër vite pas ngjarjeve të “Spider-Man: No Way Home” dhe rikthen Peter Parker në një kapitull të ri të jetës së tij.

Fotot e Zendaya dhe Tom Holland nga Berlini kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, me shumë fansa që i kanë cilësuar si një nga çiftet më të dashura dhe më elegante të Hollywood-it.

Previous ArticleTragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u merr jetën të paktën 15 personave, shumica studentë (VIDEO)
Next Article Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Bes Kallaku flet për lidhjen e re: Tani jam më i lumtur se kurrë

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

U ka kënduar në dasma “të gjithë” Shqipërisë, por Artjola Toska tregon se pse nuk bëri kurrë dasmë për vete

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Nga “Let It Be” te koncerti i fundit në tarracë, Beatles do të kenë muzeun e tyre

28 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Mike Tyson bëhet pjesë e një seriali të njohur turk

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.