I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetari Bledi Mane, për të folur më shumë për mendimin e tij mbi protestën popullore në vend, por jo vetëm…
Mane: A ke parë ndonjëherë flamingo, vëlla? Unë nuk kam parë.
Sharka: Unë kam parë se kam bërë reportazh në Zvërnec pesë vite më parë. I kam parë flamingot, i kam xhiruar.
Mane: Domethënë ti je një ndër të paktët shqiptarë dhe është mirë t’ju dëgjojmë ju që i keni parë. Se unë nuk kam parë. Kam qenë në Zvërnec dy herë, është plazhi më i ndotur, ku nuk i dallon dot ujërat e zeza ndaj uji i detit dhe plehrat tona që hidhen tek ajo ura e drunjtë në Manastirin e famshëm.
Sharka: Po dhe këtu ka fajin qeveria se duhet ta pastrojë si zonë e mbrojtur që është.
Mane: Jo fajin e kemi ne që i hedhim. Po nuk mbahet atdheu pastër me aksione, mbahet me penalitete, me gjoba, me ndëshkime. Është Amerika e viteve ‘60 ku njerëzit ranë në mirëqenie sociale, blenë makinë, hapin dritaret dhe flaknin kanaçet e pijeve freskuese apo amballazhet e hamburgerave. Dhe filloi vendosja e kamerave në rrugë, diskreditimi publik, gjobat e mëdha. Turma është turmë, kudo, nuk ka rëndësi se ku, Hong Kong, Tiranë, Montreal.
Sharka: Pra thënë kjo, ti në vetvete si gazetar…
Mane: Jam pro investimit në Zvërnec dhe Sazan.







