Abdixhiku mban tubim në Dardani: Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard

featured
Press Online
30 Janar 2025, 20:06

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka theksuar angazhimin dhe mbështetjen që partia e tij ka fituar nga qytetarët e Prishtinës, pas një tubimi të mbajtur në lagjen Dardani, në palestrën e Shkollës “Xhemail Mustafa”,

Abdixhiku ka thënë se vetëm LDK-ja ka projekte zhvillimore për Prishtinën që arrijnë një vlerë prej 1.5 miliardë euro, një investim i cili do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe mundësive ekonomike për qytetarë

“U mblodhëm në lagjen Dardani të Prishtinës, në Palestrën e Shkollës ‘Xhemail Mustafa’, ku Dega IV, njëra nga pesë degët e Kryeqytetit po mbante takim.

Entuziazmi, angazhimi e mbështetja në këtë kohë ishte shenjë e qartë e rilidhjes së LDK-së me lagjet ikonike të Prishtinës.

Dega IV ka 8 kandidatë të jashtëzakonshëm. Emrat e tyre janë jo vetëm të njohur në Prishtinë, por në mbarë vendin.

Kur e menedon se këtë degë e përfaqësojnë:

Besian Mustafa

Doarsa Kica Xhelili

Hykmete Bajrami

Sibel Halimi

Arben Gashi

Vlora Dumoshi

Krenar Xhaferi

Nuredin Ibishi

E ke krejt të qartë për kualitetin që ka.

Askush sikurse LDK nuk i ofron Prishtinës projekte plot 1.5 miliard. Prandaj dhe kjo mbështetje!

Prishtina është e kaltërt”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter