Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë bashkojnë votat me demokratët

featured
Press Online
04 Qershor 2026, 14:35

Dhoma e përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara miratoi me 215 vota pro dhe 208 kundër një rezolutë që synon të kufizojë vazhdimin e luftës kundër Iranit nga Presidenti Donald Trump.

Katër republikanë iu bashkuan demokratëve në mbështetje të nismës, e cila kërkon tërheqjen e trupave amerikane nga Irani, përveç rasteve kur Kongresi shpall luftë ose autorizon përdorimin e forcës ushtarake.

Megjithëse votimi konsiderohet kryesisht simbolik, pasi rezoluta duhet të miratohet edhe nga senati për të hyrë në fuqi.

Më herët, tre iniciativa të ngjashme kishin dështuar në dhomën e përfaqësuesve.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter