Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin, Ahmeti takohet me të Dërguarën e Posaçme Karen Pierce

featured
Press Online
08 Korrik 2026, 17:30

Gjatë një vizite të shkurtër në Londër, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi një takim me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përgatitjet për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Partneritetit, si dhe koordinimin e vazhdueshëm për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat e përbashkëta globale.

Palët riafirmuan rëndësinë e partneritetit të ngushtë mes dy vendeve, ndërsa Kosova shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme.

Pas takimit, zëvendësministri Ahmeti vizitoi edhe Ambasadën e re të Republikës së Kosovës në Londër, duke u njohur nga afër me ambientet e reja diplomatike dhe punën e misionit diplomatik kosovar në Mbretërinë e Bashkuar.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter