Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Azemi i LDK-së: Kurti s’ka bërë përpjekje serioze për marrëveshje politike

Press Online8 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sekretari organizativ në LDK, Visar Azemi, tha se LDK-ja është e gatshme për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për një marrëveshje politike. Sipas tij, një marrëveshje politike do të nënkuptonte krijimin e institucioneve stabile, e jo vetëm sigurimin e numrave në Kuvend për kalimin e hapave të parë drejt konstituimit të tij.

Në një përgjigje për RTV21, Azemi tha se Kurti ende nuk ka bërë një përpjekje serioze për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Kosova ka humbur shumë nga bllokadat politike. Qytetarët presin që së shpejti të kemi institucione të reja. Askush nuk ka interes që vendi të hyjë në një cikël të ri bllokadash e më pas të përfundojë në zgjedhje të reja. Por, deri më tash nuk kam parë një përpjekje serioze të zotit Kurti për një marrëveshje politike. Këto përpjekje serioze nuk bëhen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë takime dhe dialog të drejtpërdrejtë me partitë politike, oferta konkrete dhe, mbi të gjitha, gatishmëri për kompromis për t’i ndërtuar institucionet.

Si parti e parë, ata e kanë përgjegjësinë kryesore për ta ndërtuar shumicën dhe për të krijuar një klimë bashkëpunimi mes partive politike, nëse ka vullnet real për marrëveshje. Këtë vullnet duhet ta shohim me veprime konkrete. LDK-ja gjithmonë është sjellë me përgjegjësi dhe ka pasur në qendër të vëmendjes interesin e vendit, por përgjegjësia nuk nënkupton që të shërbejë si zgjidhje për problemet e të tjerëve. Çdo bisedë serioze duhet të jetë e hapur, e sinqertë dhe e bazuar në një marrëveshje politike që i jep vendit stabilitet, e jo vetëm një zgjidhje të përkohshme për numrat në Kuvend. Për marrëveshje, po. Kjo marrëveshje politike nënkupton stabilitet institucional, e jo vetëm numra për t’i kaluar hapat e parë të konstituimit të Kuvendit.” tha ai.

Previous ArticleEgjipti, zemërimi nuk qetësohet, paraqet notë proteste te FIFA për arbitrimin e ndeshjes me Argjentinën
Next Article Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin, Ahmeti takohet me të Dërguarën e Posaçme Karen Pierce

Lajme të ngjashme

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Shiroka-Pula dhe Kurti urim për 28 Nëntorin: Flamuri na bashkon përtej kufijve shtetërorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Lajme nga VendiPolitikë 114-vjetori i Pavarësisë, krerë të shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë

28 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Qendra për dronë në Podujevë pritet të funksionalizohet në vitin 2027

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Maqedonci: Bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri, i rëndësishëm për sigurinë e përbashkët

26 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës ndan mbi 61 mijë euro për Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

26 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.