Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Maqedonia e Veriut do të furnizohet me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara

Press Online8 Prill 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në kuadër të vizitës zyrtare të një delegacioni të lartë qeveritar të Maqedonisë së Veriut në Shtetet e Bashkuara, Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara për të përmirësuar sigurinë e furnizimit me gaz natyror.

Nënshkrimi u zhvillua në Uashington, si pjesë e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara, një platformë kyçe për thellimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Dialogu mbulon fushat më të rëndësishme për zhvillim – energjinë, ekonominë, sigurinë dhe teknologjinë.

Bozhinovska nënshkroi memorandumin me zv. sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Mendimi i përbashkët është se ekziston një potencial i qartë për intensifikimin e bashkëpunimit, me fokus në projekte që do të sjellin rezultate konkrete dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të të dy vendeve.

Memorandumi konfirmon angazhimin e përbashkët për: diversifikimin e burimeve dhe rrugëve të furnizimit me gaz natyror, rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik, sigurimin e gazit të qëndrueshëm, të sigurt dhe të përballueshëm për vendin, forcimin e lidhjes rajonale dhe integrimin e tregut.

Dokumenti gjithashtu parashikon hapa specifikë për zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e transparencës së tregjeve të gazit, gjë që hap mundësinë e përdorimit të instrumenteve financiare publike dhe private, duke përfshirë mbështetjen nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe agjencitë e kreditit të eksportit. Fokusi i bisedimeve është i qartë – siguria energjetike, bashkëpunimi ekonomik dhe projektet specifike që sjellin stabilitet, investime dhe zhvillim.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia e Veriut forcon pozicionin e saj në rrjedhat rajonale të energjisë, me një orientim të qartë drejt lidhjes me tregjet evropiane, gjë që kontribuon drejtpërdrejt në stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë.

Previous ArticleASh: Projekt-ligji i Karakamishevës, goditje ndaj barazisë etnike
Next Article SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqyrtojnë kryerjen e Haxhit në Mekë

Lajme të ngjashme

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Mickoski: Qeveria teknike në dhjetor 2027, zgjedhjet parlamentare në prill 2028

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Mbretëria e Bashkuar në krah të reformave në drejtësi: Shasivari dhe Sivagnanam zotohen për sundim më të fortë të ligjit

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga mesnata benzina lirohet për 2 denarë, nafta për 3,50 denarë për litër

23 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.