Instant tiketa „Mega Milioner“ e Lotarisë Shtetërore ofron fitimin më të madh në para nga lotaria instante – 10.000.000 denarë. Me këtë premi rekorde, „Mega Milioner“ dallohet si tiketa më atraktive në historinë e Lotarisë Shtetërore.
Fituesi i parë fatlum i kësaj premie vjen nga Manastiri. Tiketa fituese është blerë në pikën e shitjes „Dimpo“ – një lokacion i njohur për fitime të shumta nga lojërat e fatit të Lotarisë Shtetërore. Ky moment tregon edhe një herë se fati mund të trokasë në çdo shtëpi, në çdo qytet dhe fshat në mbarë vendin.
Instant tiketa „Mega Milioner“ fsheh gjithsej 323.755 fitime me vlera nga 150 deri në 10.000.000 denarë, duke sjellë eksitim, shpresë dhe surpriza në çdo hap.
Loja është e thjeshtë dhe argëtuese – mjafton të gërvishten fushat dhe të gjenden tre simbole të njëjta „MEGA MILIONER“ për fitimin prej 10 milionë denarë, tre simbole të njëjta „MILIONER“ për 1 milion denarë, ose tre shuma të njëjta për fitimet e tjera në para.
Me një çmim prej vetëm 150 denarë, çdo tiketë „Mega Milioner“ është një shans për një histori të re, gëzim të ri dhe mundësi për t’u bërë pjesë e historisë së fitimeve më të mëdha. E nëse dëshironi ta ndani gëzimin – dhuroni „Mega Milioner“ në zarfet „Sreka Plus“ të Lotarisë Shtetërore. Me një shenjë të vogël vëmendjeje mund të dhuroni eksitim të madh dhe mundësinë për një fitim të paharrueshëm.




