Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Artemis II: NASA mahnit rrjetet sociale me imazhe spektakolare nga Toka dhe Hëna

Press Online5 Prill 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

NASA po publikon një seri fotosh spektakolare të Tokës dhe Hënës, të realizuara nga astronautët e misionit Artemis II. Imazhet, që kanë marrë miliona pëlqime në rrjetet sociale, ofrojnë kënde të rralla dhe cilësi të lartë, ndërsa katër astronautët udhëtojnë më larg nga Toka se çdo mision njerëzor që nga viti 1972.

Megjithatë, lind pyetja nëse këto fotografi kanë vlerë të re shkencore apo janë më shumë imazhe mbresëlënëse për publikun.

NASA po transmeton drejtpërdrejt udhëtimin 10-ditor dhe astronautët ndajnë vazhdimisht video dhe përjetime, në një përpjekje për të rritur interesin dhe mbështetjen e publikut.

Anija kozmike Orion është e pajisur me 32 kamera, përfshirë modele si Nikon D5, si dhe kamera GoPro dhe telefona inteligjentë. Madje, NASA publikon edhe detaje për pajisjet e përdorura për çdo foto, ndërsa një moment interesant ishte kur astronautët u detyruan të pastronin dritaren e anijes për shkak të njollave gjatë vëzhgimeve.

Një nga imazhet më të spikatura, “Hello, World”, e realizuar nga Reid Wiseman, tregon Tokën dhe Hënën pothuajse në të njëjtën distancë, së bashku me aurora dhe planetin Venus. Një tjetër foto paraqet basenin Orientale në anën e largët të Hënës, një zonë që, sipas NASA-s, nuk është vëzhguar kurrë plotësisht nga syri i njeriut.

Megjithatë, ekspertë si Chris Lintott theksojnë se vlera e këtyre imazheve është më shumë artistike sesa shkencore, pasi zona të tilla janë studiuar më parë nga misione robotike si Chandrayaan-3 dhe Chang’e-6. Pavarësisht kësaj, fotot konsiderohen ikonike dhe mund të kenë ndikim të madh publik, ashtu si dikur imazhi “Earthrise” i realizuar gjatë Apollo 8.

/vizionplus.tv

Previous ArticleKripa e tepërt po shkatërron zemrën dhe veshkat, tregoni kujdes!
Next Article Paolo Maldini kandidat për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit!

Lajme të ngjashme

Hungaria pritet të heqë veton, Ukrainës i hapet rruga drejt BE-së

20 Nëntor 2026 GLOBI

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.