Maldini është kandidati i parë për postin e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit. Dy të tjerët që po diskutohen janë Alesandro Del Piero dhe Demetrio Albertini.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i tij pasi ekipi kombëtar nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.
Gravina, i cili e ka drejtuar FIGC që nga viti 2018, ishte thirrur nga ministrat dhe anëtarët e qeverisë italiane të jepte dorëheqjen pas humbjes së Italisë në gjuajtjet e penalltive në ndeshjet eliminatore kundër Bosnjës.
LEXO EDHE: Kolapsi në futbollin italian/ Pas Gravinës jep dorëheqjen edhe Buffon! Radhën e ka trajneri Gatusso?
Sipas gazetës sportive “Gazzetta dello Sport”, favoriti për të marrë këtë pozicion është një lavdi e madhe e futbollit italian, Paolo Maldini i cili ka edhe mbështetjen e Ministrit të Sportit të vendit, Andrea Abodi. Duhet theksuar se mbrojtësi veteran 57-vjeçar ishte drejtor teknik i Milanit nga viti 2019 deri në vitin 2023, ndërsa punoi edhe si drejtor zhvillimi.
Gabriele Gravina e dha dorëheqjen në mbledhjen urgjente me drejtuesit e Lega Serie A, Serie B, Lega Pro, Shoqatën e Trajnerëve dhe të Futbollistëve.
Ky ishte një hap i domosdoshëm pas katastrofës së Zenicës, e cila i kushtoi Italisë Kupën e Botës të tretë radhazi. Ish-numri një në futbollin italian dha dorëheqjen në prani të të gjithë aktorëve kryesorë në sistemin italian të futbollit (Serie A, Serie B, Serie C, amatorë, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e Lojtarëve) gjatë takimit të sotëm të mbajtur në selinë e FIGC në Romë.
Së bashku me dorëheqjen e tij, Gravina ka shpallur zgjedhjet për 22 qershor për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Federatës. Favoritët për ta pasuar atë janë Giovanni Malagò, Giancarlo Abete dhe Matteo Marani, megjithëse emërimi zyrtar do të bëhet afërsisht një muaj e gjysmë më vonë. Sidoqoftë, Gravina do të mbetet në detyrë derisa të emërohet pasardhësi i tij.



