Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

23 Nëntor 2026

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Vendimi nuk ishte i vështirë”: Shea zbulon prapaskenat e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Press Online24 Mars 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, në një intervistë për televizionin publik, në përvjetorin e 27-të të fillimit të sulmeve ajrore të NATO-së ndaj ish-Jugosllavisë (Serbisë), tha se kishte qenë i bindur se përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e kosovarëve dhe se drejtësia ishte në anën e tyre.

Sipas ish-zyrtarit të NATO-s, vendimi nuk ishte i vështirë, sepse qëndrimi kokëfortë i Millosheviçit dhe veprimet serbe, si masakra në Reçak, i bindën të gjithë aleatët se NATO duhej të ndërhynte për të parandaluar një katastrofë humanitare në Kosovë.

Shea vlerësoi se, edhe pse njëzet e shtatë vjet më vonë Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë, kjo është për të ardhur keq. “Sepse përballja me anën më të errët të historisë së vet dhe kërkimi i faljes për gabimet e së kaluarës është shenjë e një demokracie të pjekur. Dhe është thelbësore nëse vendet duan të ecin përpara dhe të kenë marrëdhënie normale me fqinjët e tyre”, tha ai.

Ai tha se është përgjegjësi morale e qeverisë së Serbisë të pranojë krimet e kryera në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë dhe të emërojë një komision të pavarur të historianëve ndërkombëtarë dhe serbë për të hetuar dhe për të nxjerrë në dritë të gjitha faktet.

Shea ka folur edhe për sulmin terrorist në Banjskë. “Serbia ka përdorur taktika kundër Kosovës për të provuar ta dobësojë atë. Incidenti i Banjskës në shtator 2023 është një shembull i mirë. Prandaj, detyra kryesore e NATO-s sot është të ndihmojë Kosovën me inteligjencë më të mirë mbi këto forma të luftës hibride dhe të zhvillojë qëndrueshmërinë e saj të brendshme për t’u mbrojtur ndaj tyre”, tha ai.

Serbia vazhdon të përdorë retorikë agresive ndaj vendeve fqinje, përfshirë Kosovën dhe Kroacinë. Shea këtë e lidh me mungesën e vizionit politik dhe burrështetësisë nga ana e udhëheqësve të Serbisë që nga rënia e regjimit të Millosheviçit.

Ai ka folur edhe për Kosova që të jetë pjesë e NATO-së. “Kosova ndan vlerat e NATO-s dhe ka treguar se dëshiron të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme të NATO-s dhe jo vetëm të përfitojë nga siguria që NATO mund t’i ofrojë Kosovës, për shembull përmes KFOR-it”, tha ai.

Previous ArticleGJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-Presidenti do të vijojë të qëndrojë në qeli
Next Article Konstadinovski: Më mirë të mbyllet Gjykata Kushtetuese sesa të vendoset mekanizmi i Badenterit

Lajme të ngjashme

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Skadon afati për Specialen, pritet opinioni ligjor për hapat e mëtejshëm

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues ne Kosove: Burgu nuk është i mirë, por mbron shoqërinë

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rokas: Ndryshimet kushtetuese, reforma në administratë dhe gjyqësor, kusht për BE-në

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë për vitin 2026 u shqyrtua në…

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bëri thirrje që…

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përsëriti sot thirrjen që Ukraina të anëtarësohet në…

Ndalohen telefonat në shkolla, pas rezultateve të dobëta në testin PISA

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Qeveria daneze po përgatit ndalimin e telefonave inteligjentë në shkolla, duke filluar…

Sali: Raporti i Komisionit Evropian duhet të shndërrohet në përgjegjësi, afate dhe rezultate

Press Online23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Zv.kryeministri i Qeverisë dhe ministri për Çështje Evropiane (MÇE), Bekim Sali, në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.