Rama në Takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, në fokus siguria në Europë

featured
Press Online
04 Tetor 2025, 07:07

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti, në Kopenhagë, Danimarkë.

Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale, shkruan A2.

Kryeministri Rama u mirëprit nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg.

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës (A2 Televizion)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.