"Faleminderit Gjyshër": projekt unik për pensionistët që kujdesen për nipërit

featured
Press Online
03 Tetor 2025, 20:19

"Faleminderit Gjyshër": projekt unik për pensionistët që kujdesen për nipërit

Në fund të prezantimit, Valbon Limani shpalosi një iniciativë të veçantë sociale të quajtur "Faleminderit Gjyshër", si shenjë mirënjohjeje për pensionistët që kujdesen për nipërit dhe mbesat e tyre.

"Zakonisht në fushata dhe programe politike, shumë vend u jepet të rinjve ose fëmijëve. Por unë kam një ndjeshmëri të madhe për më të moshuarit. Zoti më ka falur tre vajza, dhe sa herë që me bashkëshorten time kemi pasur angazhime, kanë qenë gjyshërit ata që na kanë ndihmuar. Mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme dhe e pafundme, por ne kemi menduar që me të marrë mandatin, të gjithë gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat, sepse fëmijët e tyre janë në punë, do të marrin një shumë simbolike prej 30 mijë denarësh në vit nga Komuna. Le të jetë Gostivari vendi i parë që bëhet model i këtij projekti, duke uruar që shumë të tjerë ta ndjekin", tha Limani.

Ai e përmbylli prezantimin me falënderime për qytetarët dhe me një thirrje për unitet:

"Me Gostivarin n'❤️!"

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.