Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se partia e tij po shënon rritje të mbështetjes dhe se synon një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara.
“Po, do të rritet. Do të kemi një rezultat shumë më të mirë se sa herën e kaluar”, ka thënë Ismaili.
Ai shtoi se në terren po vërehet një mobilizim më i madh i qytetarëve dhe një dëshirë më e theksuar për ndryshim dhe stabilitet.
“Shihet një mobilizim më i madh, një angazhim më i madh dhe një dëshirë për ndryshim, stabilitet dhe zhvillim ekonomik”, është shprehur ai.
Ismaili tha se qytetarët po kërkojnë një qeverisje që përmirëson mirëqenien dhe adreson rritjen e çmimeve, duke shtuar se situata ekonomike dhe jostabiliteti politik po ndikojnë në orientimin e votuesve drejt alternativave të reja.
Ismaili, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, duke thënë se ai ka një qasje krejtësisht tjetër ndaj politikës.
“Unë operoj sikur ai. Nuk e shoh politikën konspirative sikur ai. Prandaj edhe ndoshta kjo politika, mënyra si e bëj unë, që është më e drejtpërdrejtë, pragmatike dhe më qytetare, i duket më e pavlefshme, sepse konsideron se duhet me qenë konspiracion”, ka deklaruar Ismaili.
Ai shtoi se preferon një qasje të hapur dhe të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke theksuar se nuk ndjek narrativa të ndërlikuara politike.
“Pacin fat, le të bëjnë më të mirën që munden me bë”, ka përfunduar ai.
https://www.youtube.com/watch?v=0z_9bhfsFvE




