Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbajtur fjalim në forumin rajonal për klimën, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor – MEF 2026 në Shkup. Ai mes tjerash thekësoi se kapacitetet e Bllkanit Perendimorë janë të mëdha, në prodhimin e energjis elektrike.
“Pak të flasim edhe për mundësit që ne si rajonë dhe si Ballkan Perendimor mund të ofrojmë, dhe jo çdoher të flasim për atë se cka po kërkojmë. Ballkani Perendimor,ku bëjnë pjesë Bosnja, Serbia, Kosova, Mali I Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, kanë mundësi që në këtë moment të ofrojnë afërsishtë prodhim vjetor prej 260 teravat orë elektrike të kapaciteteve të reja në fushën e energjisë së ri-përtërirë, dhe nëse këtë e shumëzojmë me 100 euro për megavat orë, që është një e pesta e nevojës së europës, ose një vlerë prej 26 miliardë euro në vitë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thekësoi se për Maqedoninë e Veriut, reformat veçanërisht prioritare përfshijnë miratimin e legjislacionit për burimet e rinovueshme.
“Për Maqedoninë e Veriut, reformat veçanërisht prioritare përfshijnë miratimin e legjislacionit për burimet e rinovueshme, i cili do të sigurojë që efikasiteti i energjisë dhe fondet për të të mbeten funksionale, miratimin e akteve nënligjore dhe transpozimin e paketës së elektrifikimit të energjisë, duke rritur njëkohësisht besimin e publikut dhe duke mbrojtur kategoritë në nevojë dhe qytetarët”, u shpreh Michalis Rokas, Ambasador i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.
“Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj axhendës së gjelbërt, dhe objektivave klimatike europiane. Por është fakt se askush nuk mund ti arrinë këto objektiva si I vetëm, por nevojitet bashkëpunim, investime dhe veprim I përbashkët”, theksoi ministri i ambientët jetësor dhe planifikimit hapsimor Muhamet Hoxha.
Forumi mbahet sot dhe nesër me moton "Avancimi i qëndrueshmërisë klimatike dhe tranzicionit energjetik në rrugën drejt COP31", dhe është organizuar në partneritet me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si një nga platformat më të rëndësishme rajonale për diplomacinë klimatike në Evropën Juglindore.




