Egnatia bëhet gati për pjesëmarrjen për edicionin e tretë radhazi në Ligën e Kampioneve, ndërsa tre kundërshtarët e saj në “Final Four” – Vllaznia, Elbasani dhe Dinamo – do të shkojnë në Ligën e Konferencës.
Shkodranët janë ata me koeficientin më të lartë, ndaj në turin e parë, janë të favorizuar pasi do të jenë në vazon e ekipeve të forta. Me një short të favorshëm, kalimi i turit për ta mund të jetë i thjeshtë. Megjithatë, në vazon e dytë ka edhe skuadra të komplikuara siç janë Velezh Mostar, Liepaja, Stjarnan apo edhe Malisheva.
Sa i përket Dinamos dhe Elbasanit, ata kanë përfunduar në vazon e ekipeve të dobëta që në raundin e parë dhe do të duhet që të shmangin sidomos skuadrat e tjera shqiptare si Ballkani, Shkëndija e Tetovës apo Deçiç, pa harruar këtu edhe lindoret RFS, Astana, Zhalgiris e Pjunik. Një vëmendje e veçantë edhe për tre ekipet gjeorgjiane, që janë të gjitha të vendosura në vazon e parë.
LEXO EDHE: Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi, rrogozhinasit bëjnë detyrën me Dinamon, Elbasanit nuk i mjafton fitorja kundër Vllaznisë

LEXO EDHE: Shpërthimi i dhunës pas fitores së PSG-së në Francë, 219 persona përfundojnë të plagosur në spital, shkon në 780 numri i të arrestuarve




