Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri 33 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.
Siç paralajmërojnë nga DPHM, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik të dielën pasdite, gjatë natës dhe të hënën paradite, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në disa vende do të ketë procese më intensive me reshje më të dendura shiu (mbi 25 litra për metër katror) dhe erë të përforcuar. Të hënën do të fryjë erë e përforcuar deri e fortë veriore (lokalisht mbi 60 kilometra në orë). Në ditët në vijim do të ketë stabilizim të motit.







