Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin ka arritur më shumë se sa prisnim

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 19:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi nga samiti i G7 në Francë se marrëveshja e arritur me Iranin ka tejkaluar pritshmëritë e Uashingtonit dhe pritet të nënshkruhet brenda ditëve të ardhshme.

“Marrëveshja arrin gjithçka që kishim vendosur si objektiv, madje edhe më shumë se sa kërkonim”, tha Trump gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të samitit.

Sipas tij, marrëveshja i jep fund konfliktit aktual, garanton hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe pengon Iranin të zhvillojë armë bërthamore.

Trump bëri të ditur se memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit pritet t’i hidhen firmat shumë shpejt. “Marrëveshja që arritëm të dielën me Iranin do të nënshkruhet së shpejti, nesër ose pasnesër”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se nëse Irani nuk respekton marrëveshjen brenda 60 ditëve, SHBA mund të rikthehet te sulmet ushtarake.

Gjatë konferencës, Trump vlerësoi neutralitetin e Kinës dhe Rusisë gjatë konfliktit, duke falënderuar publikisht presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Ai komentoi edhe marrëdhëniet me Izraelin, duke e cilësuar kryeministrin Benjamin Netanyahu një partner të rëndësishëm, por shtoi se Tel Avivi duhet të tregojë më shumë përmbajtje në veprimet ushtarake, veçanërisht ndaj Libanit.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter