Gadaf Uzairi: Arben Fetai një vegël e Mickoskit

featured
Press Online
18 Gusht 2025, 11:51

Gadaf Uzairi, sekretar organizativ i Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar ndaj paraqitjes së Arben Fetahut si kryetar i partisë gjatë tubimit të VLEN-it në Kërçovë.

Në një postim në Facebook, Uzairi shkruan se Fetahu “nuk ka qenë kurrë faktor politik” dhe se ngritja e tij në këtë pozicion ka ndodhur “pa dëshirën e shumicës së bashkëpartiakëve”. Ai shton se më herët e ka pasur afër dhe e kanë ndihmuar të avancojë, por tani, sipas tij, Fetahu është shndërruar në “vegël të Mickoskit”, duke humbur çdo kuptim politik, informon PressOnline.al

Uzairi thekson se politika nuk duhet të jetë “shpifje dhe lojë titujsh të rrejshëm”, duke nënvizuar rëndësinë e meritokracisë dhe të vlerave reale politike brenda partisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter