Anëtarja e grupit të famshëm K-pop Lisa ka nxitur spekulime të reja për një ndarje të mundshme nga partneri i saj miliarder, Frédéric Arnault, pasi një intervistë e fundit ka rikthyer në vëmendje jetën e saj sentimentale.
Prej muajsh qarkullojnë zëra se ylli 29-vjeçar i serialit “The White Lotus” mund t’i ketë dhënë fund lidhjes me trashëgimtarin francez 31-vjeçar, i cili mungoi në festën e ditëlindjes së saj në mars.

Tani, revista Vanity Fair ka shtuar më tej dyshimet në një profil kushtuar artistes, duke shkruar se dyshja “duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre”.
Sipas artikullit, ekipit të intervistës iu ishte kërkuar të shmangte pyetjet që lidhen me jetën private dhe marrëdhëniet romantike të këngëtares. Megjithatë, Lisa nuk mundi t’i fshehë emocionet kur u pyet nëse ka qenë ndonjëherë ajo që ka thyer zemrën e dikujt.

“Jo”, u përgjigj ajo e habitur.
Unë jam ajo që jam lënduar më shumë. Mendoj se kam përjetuar shumë herë thyerje zemre.
Artistja u duk e prekur emocionalisht dhe nuk arriti ta përfundonte mendimin e saj, çka bëri që intervistuesi të ndryshonte temën e bisedës.
Lisa dhe Frédéric Arnault thuhet se nisën lidhjen e tyre rreth vitit 2022, por gjatë gjithë kohës kanë zgjedhur ta mbajnë romancën larg syrit të publikut. Ata u panë rrallë së bashku dhe bënë vetëm një paraqitje publike në vitin 2024, gjatë një eventi të organizuar nga marka TAG Heuer në Miami në kuadër të Formula 1.
Frédéric Arnault, djali i miliarderit francez Bernard Arnault, ka mbajtur poste të rëndësishme në industrinë e luksit. Ai ka qenë CEO i divizionit të orëve të LVMH dhe më vonë mori drejtimin e markës italiane të luksit Loro Piana.
Ndërkohë, babai i tij drejton grupin gjigant të luksit LVMH, i cili zotëron disa prej markave më të njohura në botë, përfshirë Louis Vuitton, Moët & Chandon dhe Fendi.
Edhe pse as Lisa dhe as Frédéric nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një ndarje, deklaratat e këngëtares dhe heshtja e çiftit kanë bërë që fansat të besojnë se historia e tyre e dashurisë mund të ketë marrë fund larg vëmendjes së publikut.







