Zhvillimi i mëtejshëm i energjisë diellore dhe asaj nga era po përballet me pengesa serioze, ku ndër faktorët kryesorë përmenden konkurrenca e fortë për lokacione të përshtatshme, zinxhirët globalë të furnizimit që janë të mbingarkuar, procedurat e gjata për marrjen e lejeve dhe mbi të gjitha mungesa e punëtorëve të kualifikuar.
Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e energjisë së gjelbër po rritet prej vitesh dhe ende nuk shihet zgjidhje në horizont. Ky problem rrezikon të ngadalësojë ndjeshëm ritmin e tranzicionit energjetik në nivel global, përcjell PressOnline.al.
Sipas vlerësimeve, kapaciteti i instaluar i centraleve diellore dhe atyre me erë do të rritet katërfish deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 2011. Megjithatë, analiza e McKinsey & Company thekson se ky ritëm i madh është pothuajse i pamundur të përballohet pa punëtorë të kualifikuar – që nga zhvillimi dhe ndërtimi, deri tek mirëmbajtja.
“Është e paqartë se nga do të vijnë këta punonjës. Shumë profesionistë të aftë po largohen drejt kompanive apo industrive të tjera, ndërsa tregu aktual ofron shumë pak profile të tilla”, thuhet në raport.(PressOnline.al)



