Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë

featured
Press Online
25 Qershor 2026, 15:35

Të shtunën, disa ujqër të bardhë nga Kopshti Zoologjik i Shkupit janë arratisur nga vendbanimi i tyre, me çka kanë sulmuar dhe kanë lënë të ngordhur katër kengurë dhe disa shpendë të llojit emu brenda kopshtit zoologjik, shkruan portali Pets.mk.

​Siç raporton Pets.mk duke iu referuar burimeve të veta, ujqërit e bardhë dyshohet se kanë arritur të gërmojnë një vrimë nën hapësirën e tyre dhe të arratisen, pas së cilës kanë sulmuar dhe kanë mbytur disa kengurë dhe emu. Punonjësve të Kopshtit Zoologjik u janë dashur disa orë për t’i kapur ujqërit dhe për t’i kthyer ata në vendbanimin e tyre.

​Deri në publikimin e këtij teksti, nga Kopshti Zoologjik i Shkupit nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës “Sloboden Peçat” për të dhënë sqarime rreth këtij incidenti, e as nuk kanë dalë me ndonjë kumtesë zyrtare për opinionin lidhur me këtë temë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter