Distria Krasniqi nis mbarë botërorin e xhudos, mposht brazilianen

featured

Distria Krasniqi ka nisur me dominim absolut paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest. Në duelin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, ajo e mposhti bindshëm xhudisten braziliane Jessica Pereira.

Që në sekondat e para të luftës, Distria realizoi një hedhje që u vlerësua me “Yuko”, dhe më pas vazhdoi me një tjetër që i solli pikë “Waza-ari”. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo e përmbylli me stil, duke fituar me Ippon – rezultati maksimal në xhudo. Gjithçka ndodhi përbrenda vetëm dy minutave, ku kampionia jonë ekzekutoi tre hedhje efektive.

Distria është bartësja e dytë në këtë kategori, dhe pritshmëritë për të janë të larta që në këtë turne elitar.

Distria Krasniqi nis mbarë botërorin e xhudos, mposht brazilianen
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *