Botërori 2026/ Autoritetet amerikane ndalojnë qëndrimin e Egjiptit në Seattle për motive sigurie

featured
Press Online
23 Qershor 2026, 21:05

Botërori 2026 shënon një tjetër episod të diskutueshëm; delegacioni egjiptian pas fitores ndaj Zelandës së Re kishte ndërmend që të transferohej nga Vancouver në Seattle ku do të luhej ndeshja e radhës, për të pa përgatitur atë pa udhëtime të tjera.

Por nuk është e thënë. Kjo sepse autoritetet lokale për arsye sigurie  nuk e lejuan skuadrën egjiptiane të udhëtojë drejt Seattle dhe kështu ajo u detyrua të kthehej në bazën e saj në Spokane, 450 km larg.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan konfirmoi gjithçka për tabloidin britanik ‘The Sun’.

‘Autoritetet e sigurisë refuzuan kërkesën e skuadrës për të qëndruar në Seattle siç ishte parashikuar pas ndeshjes me Zelandën e Re-tha Hassan-dhe kështu delegacioni do të kthehtet në qytetin e Spokane. Skuadra donte të udhëtonte direkt në Seattle për t’iu kursyër futbollistëve lodhjen e udhëtimit për shkak të spostimeve të shumta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Iranin në 26 qershor, por pas vendimit për sigurinë, delegacioni i kombëtares egjiptiane do të kthehet në Spokane’.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter