Xhudistja jonë, Distria Krasniqi, ka siguruar tashmë medaljen e argjendtë pasi ka arritur në finalen e Kampionatit Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Krasniqi e fitoi luftën gjysmëfinale ndaj spanjolles Ariane Toro Soler, duke kaluar kështu në finale në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen për medaljen e artë, Distria Krasniqi do të ndeshet me xhudisten japoneze Uta Abe.
Më herët, xhudistja pejane mposhti brazilianen Jessica Pereira në raundin e dytë, Francine Echevarria nga Puerto Riko, dhe hungarezen Reka Pupp në çerekfinale.
Deri më tani Distria ka shënuar katër fitore për kualifikim në finale.
Në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest, Akil Gjakova do të garojë të dielën, ndërsa Laura Fazliu të hënën.