Rama zbulon skenarin, Yamal pritet të zbarkojë në Tiranë

featured

Globe Soccer Awards është ceremoni përmes së cilës jepen çmime që vlerësojnë arritjet në futboll. Eventi organizohet nga Globe Soccer dhe përfshin pjesëmarrjen e organizatave ndërkombëtare të futbollit si UEFA, UAE Pro League, ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve) dhe EFAA (Shoqata Evropiane e Agjentëve të Futbollit).

Ky event mbahet çdo vit në Dubai, nëEmiratet e Bashkuara Arabe, por së shpetji mund të mbahet edhe në Shqipëri. Kështu së paku ka bërë të ditur kryeminsitri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama i cili në ‘Facebook’ ka zbuluar detaje se si mund të arrihet kjo.

Madje, Rama ka thënë se në Tiranë mund të zbarkojë edhe futbollisti i talentuar dhe më në formë momentalisht, ylli i Spanjës dhe i Barcelonës, Lamine Yamal.

“Jemi në një diskutim së fund për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri, por 95 përqind në Tiranë sepse e kemi diskutuar edhe Durrësin dhe Vlorën si opsione, edicionin evropian te Globe Soccer Aëard, pra të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm i cili mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket edicionit të vet global në Dubai dhe për edicionin evropiane organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të bie mbi ne, do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamalit fjala vie t’ia japim këtu në Tiranë.”, ka thënë Rama.

Në ceremoninë vjetore të këtij eventi marrin pjesë lojtarë ndërkombëtarë futbolli, trajnerë dhe personazhe të famshëm.

Rama zbulon skenarin, Yamal pritet të zbarkojë në Tiranë
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.