Samsung mund të integrojë teknologjinë e Perplexity në telefonët e saj

featured

Dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu që teknologjia e Perplexity të integrohet në asistentin Bixby të Samsung. Samsung është pranë një investimi në startupin AI Perplexity i cili do të shikonte gjigantin Korean të inkorporojë teknologjinë në fjalë në pajisjet e saj raportoi Bloomberg.

Si një prej investitorëve më të mëdhenj në raundin e ri të financimit të kompanisë AI, Samsung po diskuton instalimin e aplikacionit Perplexity në telefonët e prodhuara nga kompania dhe funksionaliteteve kërkimore në shfletuesin parësor tha raporti.

Dy kompanitë po diskutojnë gjithashtu që teknologjia e Perplexity të integrohet në asistentin Bixby të Samsung.

Perplexity është në një proces të ngritjes së 500 milionë dollarëve investim që e vlerëson kompaninë me 14 miliardë dollarë. Nuk është vetëm Samsung që po mendon integrimin e Perplexity. Apple do ta ofrojë si një opsion kërkimi në Safari.

Samsung mund të integrojë teknologjinë e Perplexity në telefonët e saj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.