Robotë me sy 3D, Apple me AI kudo & Samsung po fiton miliarda/Çfarë po ndodh e zbuloni në “Top Tech”…

featured
Press Online
24 Maj 2026, 08:23

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

  1. Në këtë moment, Samsung nuk është më kompaniteknologjie. Është ai shoku që dikur të merrte karikuesborxh… dhe sot ka blerë gjysmën e lagjes. Sepse po flasim për plot 1 trilion dollarë vlerë në bursë. Po, me 12 zero. Aq shumë para sa edhe kalkulatori i tatimevethotë: “Më fal, nuk paguhem për këtë nivel stresi.” Gjiganti korean pa aksionet t’i shpërthenin me mbi10%, falë çmendurisë globale me InteligjencënArtificiale. Sepse sot çdo kompani do AI. Edhefrigoriferi shumë shpejt do më thotë: “Mateo, mos ha akullore në 2 të natës.” Problemi? Të gjithë kanënevojë për çipa. Dhe Samsung prodhon pikërishtmemoriet që ushqejnë këto sisteme AI. Fitimet e kompanisë u rritën tetë herë krahasuar me vitin e kaluar. Tetë herë! Dhe tani vjen pjesa interesante: Apple po diskuton me Samsung dhe Intel për të prodhuar çipa në Amerikë. Praktikisht, Apple po sillet si ai klienti që ka blerëgjithmonë tek një dyqan dhe papritur futet tekonkurenca “vetëm për të parë”. Në qendër të gjithë kësaj janë çipat HBM – super-memorie për AI – që po shiten më shpejt se biletat e finales së Champions-it. Por Samsung nuk është vetëmnë ring. SK Hynix dhe Micron po luftojnë fort për tënjëjtin treg. Ndërkohë, ironia është perfekte: divizioni i telefonëveSamsung tani duhet të blejë me çmime të kripura po ato çipa që kompania vetë po shet me fitim rekord. Pra Samsung po i merr lekët… Samsungut. Kapitalizëmfinal boss.
  2. Apple duket se më në fund ka kuptuar një gjë shumë tëthjeshtë: në vitin 2026 njerëzit nuk duan vetëm telefon. Duan telefon, AI, psikolog, fotograf, sekretar dhendonjëherë edhe astrolog. Dhe tani kompania po përgatitet ta kthejë iPhone-in në një lloj “bufejeartificiale” ku zgjedh vetë trurin që do përdorësh. Sipas raportimeve, me ardhjen e iOS 27 përdoruesit do të kenë mundësi të zgjedhin mes modeleve tëndryshme të Inteligjencës Artificiale direkt në iPhone. Pra imagjino Siri-n si një menaxhere lokali që të pyet: “Sot do ChatGPT, Google apo Anthropic me menunë?” Funksioni i ri quhet “Extensions” dhe do të lejojë AI tëndryshem të lidhen me Siri-n, Writing Tools, Image Playground dhe funksione të tjera të sistemit. Praktikisht, Apple po bën atë që bën çdo shqiptar kurnuk i ecën me një kompani interneti: “Hajde provojmëtjetrin.” Deri tani Apple është parë si pak mbrapa në garën e AI. Konkurrentët po hedhin miliarda në servera dhesuperkompjuterë, ndërsa Apple dukej sikur po meditonte në qoshe me një matcha. Por strategjia e tyreështë tjetër. Në vend që të ndërtojë gjithë botën e AI nga zero, po mundohet ta kthejë hardware-in ekzistuesnë eksperiencë inteligjente. Dhe ka ironi këtu. Apple, kompania që për vite të tëradonte kontroll absolut mbi çdo gjë, tani po hap derënpër AI nga kompani të tjera. Është si ai perfektionistiqë më në fund pranon ndihmë për të montuar dollapinIKEA pas 7 orësh lufte me dërrasat dhe  me 3 vida tëtepërta. Pra në thelb, Apple po hyn në një epokë të re ku pyetjanuk do jetë më “Çfarë iPhone ke?”, por “Cilin truartificial ke aktivizuar sot?”
  3. Mesa duket Volkswagen është futur në fazën: “Po nuke bleva unë, do e blejë dikush tjetër.” Sepse gjigantigjerman sapo i mori Amazonit vendin si aksioneri më imadh i Rivian. Po, Amazon. Kompania që të sjellkarikuesin e telefonit në shtepi për 6 orë, tani po shehVolkswagen-in t’i zërë vendin në tavolinë. Volkswagen tashmë zotëron gati 16% të Rivian. Sepsebota e makinave elektrike po ecën aq shpejt, sakompanitë tradicionale po sillen si prindër që sapozbuluan TikTok-un dhe po përpiqen të duken “cool”. Marrëveshja mes Volkswagen dhe Rivian kap vlerën5.8 miliardë dollarë dhe fokusi kryesor është software-idhe arkitektura elektrike. Me fjalë të tjera, Volkswagen më në fund pranoi që makina moderne nuk është mëvetëm motor dhe goma. Është iPhone me rrota që tëgjykon kur parkon keq. Rivian ndërkohë po punon fort me modelin e ri R2, njëSUV elektrik që pritet të dalë shumë shpejt në treg. Dhe Volkswagen ka aq shumë besim, sa po vazhdon tëhedhë miliarda sa herë Rivian kalon testet. Ky është siai investitori që sheh një student të marrë notë 10 dhedirekt i blen apartament. Por ka dhe një anë dramatike. Rivian po djeg para me ritme olimpike për research and E madheelopment. Vetëmvitin e kaluar harxhoi 1.7 miliardë dollarë përteknologji, autonomi dhe AI. Aq shumë para, safinancieri i kompanisë me siguri hap Excel-in çdomëngjes si dikush që kontrollon tensionin. Dhe ironia finale? Amazon ende përdor furgonëtelektrikë të Rivian për dërgesa. Pra praktikisht, Volkswagen tani po fiton influencë mbi kompaninë qëprodhon makinat që shpërndajnë pakot e Amazonit. Kjo është si të marrësh kontrollin e kuzhinës së rivalitndërkohë që ai ende ha aty çdo ditë.
  4. Mesa duket kamerat kanë hyrë zyrtarisht në pension.Sepse një kompani amerikane sapo prezantoi njëteknologji që mund t’i zëvendësojë komplet. Po flasimpër Ouster, një kompani lidar-i që sapo tha: “Po sikurkamera dhe sensori të ishin… e njëjta gje?” Dhesinqerisht, kjo tingëllon si ideja që lind në orën 3 tëmëngjesit mes tre inxhinierëve dhe një pice të ftohtë. Teknologjia e re quhet “color lidar” dhe në thelb bëndy punë njëherësh. Ajo sheh thellësinë si lidar normal dhe njëkohësisht kap ngjyrat si kamerë. Pra robotaxi tani jo vetëm të sheh, por të sheh edhe me stil. Praktikisht po afrohemi shumë pranë momentit kurmakina do të të dallojë edhe nëse ke dalë nga shtëpiame kombinim katastrofë. CEO i kompanisë tha që kjo është “ëndrra e çdoroboti”. Dhe nuk po tallet. Deri sot kompanitëpërdornin kamera plus lidar dhe pastaj përpiqeshin t’ibashkonin të dhënat. Një proces shumë i lodhshëm. Tani Ouster po i fut të gjitha në një çip të vetëm. Sensori sheh deri në 500 metra larg dhe kompaniapretendon se në disa raste është më i mirë se kameratmoderne. Me pak fjalë, roboti i së ardhmes nuk do ketësy dhe tru të ndarë. Do ketë nje super-sy që bëngjithçka. Dhe koha nuk mund të ishte më perfekte. Robotaxi-t po shtohen, robotët humanoidë po marrin investimemarramendëse dhe çdo kompani po kërkon sensorë mëinteligjentë. Pra ndërsa ne ende grindemi me kamerën e telefonit që na e nxjerr fytyrën si në foto patente, robotët po marrin sy 3D me ngjyra ultra HD.
  5. Uber duket se ka vendosur të mos jetë më thjeshtaplikacioni ku shoferi të thotë “jam poshtë” ndërkohëqë është ende 11 minuta larg. Jo. Tani kompania ka njëplan shumë më të madh: të kthejë miliona makinanëpër botë në… spiunë profesionalë për InteligjencënArtificiale. Po, seriozisht. Ideja e re e Uber është që në të ardhmen makinat e shoferëve të pajisen me sensorë specialë që mbledhintë dhëna nga rrugët reale për kompanitë e makinaveautonome. Pra çdo kthesë, semafor, biçikletë që del pa paralajmërim dhe çdo moment klasik “o shef kushkon?” mund të përdoret për të trajnuar robotët e sëardhmes. Dhe sinqerisht, bën logjikë. Sepse sipas Uber probleminuk është më teknologjia. Problemi janë të dhënat. Makinat autonome kanë nevojë të shohin milionasituata reale për të mësuar si të sillen. Praktikisht si njëshqiptar që mëson të ngasë makinën vetëm pasi i bien tri herë borive në Tiranë. Uber ka tashmë partneritet me 25 kompani të makinaveautonome dhe po ndërton diçka që e quan “AV Cloud”, një bibliotekë gjigante me skenarë realë nga rrugët. Me pak fjalë, Uber nuk do të ndërtojë vetë robotin. Do tëbëhet profesori që u jep të gjithëve kopjen e testit. Vite më parë Uber hoqi dorë nga ëndrra për të krijuarmakinat e veta autonome. Tani po rikthehet në lojë ngadera e pasme, si ish-i që thotë “jo jo, thjesht dolarastësisht këtu”. Më epikja? Uber thotë se nuk do fitojë para nga këto tëdhëna. Që është afërsisht si të dëgjosh dikë të thotë: “Po mbledh ar për qejf, jo për lekë.”

https://www.youtube.com/watch?v=Y3m4w10KyEY

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter